• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
T&XH SHPK

Specialist/e Prokurimesh Junior

T&XH SHPK
Apliko
Biznes & MenaxhimTiranë5 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

T&XH sh.p.k kërkon të zgjerojë ekipin me pozicionin: Specialist/e Prokurimesh Junior të organizuar dhe të përgjegjshëm/e, i/e cili/a do të mbështesë kompaninë në menaxhimin e proceseve të blerjeve, furnizimeve dhe dokumentacionit për projektet në zbatim.

Pozicioni kërkon koordinim efektiv me departamentet teknike dhe operative të kompanisë, korrektësi në dokumentacion dhe ndjekje të proceseve të furnizimit për kantieret dhe projektet e kompanisë.

Detyrat

  • Menaxhon dhe koordinon kërkesat për blerje dhe furnizime për projektet e kompanisë
  • Merr oferta në treg dhe ndjek komunikimin me furnitorë brenda dhe jashtë vendit
  • Përgatit dhe administron dokumentacionin e procedurave të blerjeve dhe furnizimeve
  • Ndjek procesin e porosive, furnizimeve dhe afateve të dorëzimit
  • Bashkëpunon me departamentet teknike, financën dhe kantieret për nevojat operative të projekteve
  • Kontrollon dhe administron faturat dhe dokumentacionin përkatës të furnitorëve
  • Regjistron dhe mirëmban të dhënat e blerjeve, kontratave dhe furnizimeve në sistem
  • Përgatit dokumentacion për procedura tenderimi dhe ndjek plotësinë e dokumenteve
  • Monitoron ecurinë e proceseve të furnizimit dhe koordinon ndjekjen operative të tyre
  • Kryen me korrektësi dhe profesionalizëm detyra të tjera të deleguara nga eprori përgjegjës

Kualifikimet

  • Diplomë në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme
  • Eksperiencë e mëparshme në prokurime, blerje ose logjistikë përbën avantazh
  • Njohuri të mira të paketës MS Office
  • Aftësi shumë të mira organizative, negociuese dhe komunikimi
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar disa procese njëkohësisht
  • Saktësi, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve
  • Njohja e gjuhës angleze niveli B2

Shënime

  • Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazën e intervistës.
  • Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.