• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Triticum Food

Specialist Logjistike & Supply Chain

Triticum Food
Apliko
Transport & LogjistikeTiranë3 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Triticum Food shpk po zgjeron ekipin dhe kërkon të punësojë Specialist Logjistike & Supply Chain.

Kompania vepron në fushën e prodhimit të artikujve ushqimorë dhe është e pranishme si në tregun vendas ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Aktualisht, ajo ka një ekip profesional prej 125 punonjësish.

Detyrat

  • Siguron mbledhjen e informacionit të saktë dhe të nevojshëm nga kërkesat e klientëve, si dhe përpunon të dhënat për organizimin në kohë të transportit të ngarkesave.
  • Bashkëpunon me agjencitë doganore për proceset e importit dhe eksportit, duke garantuar përgatitjen në afat të procedurave dhe dokumentacionit përkatës.
  • Planifikon dërgimin e mallrave në mënyrë që porositë të arrijnë te klientët ose në magazinat rajonale me sasinë, cilësinë, gjendjen dhe afatin e kërkuar.
  • Verifikon që dokumentacioni i mallrave të plotësohet në formatin e duhur dhe të shoqërojë ngarkesën gjatë transportit.
  • Kujdeset që mjetet e transportit të jenë të pajisura me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për transportin e mallrave dhe të personave, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  • Kontrollon që ngarkimi i mjeteve të bëhet sipas kapaciteteve dhe rregullave të transportit të mallrave, me qëllim arritjen e efikasitetit maksimal.
  • Thellon njohjen mbi nevojat e klientëve dhe të ekipit të shitjeve, duke marrë masat e duhura për përmbushjen e tyre dhe duke ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve pozitive tregtare.
  • Bashkërendon punën me departamentet e tjera të kompanisë për të adresuar në mënyrë efikase kërkesat e klientëve, duke synuar rritjen e mundësive për shitje ose uljen e mungesave që mund të ndikojnë negativisht në biznes.
  • Plotëson dokumentacionin për regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave që lidhen me volumin e aktivitetit të transportit dhe mirëmbajtjes, cilësinë, sasinë, kohëzgjatjen e lëvizjes dhe dorëzimit, kostot e riparimit, kostot e transportit dhe efikasitetin.
  • Identifikon furnitorët ose partnerët që do të organizojnë transportet përkatëse dhe u përcjell atyre informacionin e saktë për rezervimin e mjeteve të transportit detar, tokësor ose ajror.
  • Evidenton dhe zgjidh në kohë problematikat që mund të shfaqen gjatë procedurës standarde të transportit.
  • Mban të përditësuara palët e interesuara për statusin e mallrave gjatë transportit.

Kualifikimet

  • Përvoja e punës në kompani transporti ose në departamente të logjistikës dhe blerjeve konsiderohet përparësi.