Ekonomist/e i/e Magazinës
Kompania: Triticum Food shpk
Përshkrimi:
Kompania Triticum Food shpk e specializuar në sektorin e prodhimit të produkteve ushqimore kërkon të punësojë Ekonomist/e Magazinë. Preferohet të ketë përfunduar studimet në degën Financë Kontabilitet. Njohja e gjuhës italiane përbën avantazh në përzgjedhjen e kandidatëve.
Kandidati/ja do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin dhe kontrollin e magazinës, si dhe për regjistrimin e saktë të hyrje-daljeve të mallrave, duke siguruar përputhshmëri me dokumentacionin financiar dhe procedurat e brendshme të kompanisë.
Detyrat:
- Regjistrimi i faturave të blerjes dhe shitjes në sistem.
- Kontrolli i hyrje-daljeve të mallrave në magazinë.
- Mbajtja e evidencave të sakta për gjendjen e stokut.
- Kryerja e inventarëve periodikë dhe raportimi i diferencave.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera.
- Përgatitja e raporteve mujore mbi lëvizjet e magazinës.
Kualifikimet:
- Diplomë në degën Financë ose/dhe Kontabilitet.
- Aftësi shumë të mira të programeve financiare dhe paketës Office.
- Njohuri mesatare të gjuhës italiane.
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në grup.
- Aftësi shumë të mira analitike, saktësi në kryerjen e detyrave.
- Aftësi shumë të mira kontrolluese dhe organizuese.
- Me iniciativë dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
Dokumentet e kërkuara: