Titulli i punës: Recepsioniste
Përshkrimi:
Trita Hospital po kërkon një kandidat potencial për pozicionin e Recepsioniste për t'u bashkuar me ekipin e saj.
Detyrat:
- Realizon në mënyrë optimale procesin e kryerjes së telefonatave drejtuar pacienteve lidhur me shërbimet që ofron spitali.
- Realizon procesin e informimit të vizitorëve në lidhje me shërbimet e spitalit, facilitetet dhe oraret e operimit të spitalit.
- Njihet me sistemet e menaxhimit të spitalit.
- Kryen rezervimet në përputhje me procedurat standarde të operimit.
- Komunikon dhe bashkëpunon me departamentin e Marketingut dhe/ose departamentin e kërkuar.
- Mirëmban raportet sipas kërkesave specifike.
- Kujdeset të regjistrojë saktësisht të gjitha rezervimet, zbritjet dhe paketat promocionale.
- Menaxhon dhe dërgon konfirmimet sipas kërkesave të pacientëve.
Kualifikimet:
- Të ketë aftësi të mira të paketave Office.
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
- Të jetë fleksibel për t'u përshtatur situatave të ndryshme në punë.
- Të ketë aftësi të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
- Të jetë e vëmendshme ndaj detajeve.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit 9887 vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".