Përshkrimi
Trita Hospital po zgjeron veprimtarinë e saj dhe është në kërkim të një Konsulent/e Shitje, me Page Baze + % te kenaqshme.
Në këtë rol, përgjegjësitë kryesore përfshijnë sigurimin dhe administrimin e klientëve të rinj, organizimin e rezervimeve dhe anulimeve në mënyrë sa më efikase, si edhe detyra të tjera të përshkruara më poshtë.
Detyrat
- Kryen me korrektësi dhe efikasitet telefonatat me klientët për t’u ofruar informacion mbi shërbimet e spitalit.
- Informon vizitorët lidhur me shërbimet që ofron spitali.
- Njihet dhe punon me sistemet e menaxhimit të spitalit.
- Realizon rezervimet duke respektuar procedurat standarde të operimit.
- Bashkëpunon dhe mban komunikim të vazhdueshëm me Departamentin e Marketingut.
- Mban të përditësuar skedarët dhe raportet sipas kërkesave të përcaktuara.
- Siguron regjistrimin e saktë të të gjitha rezervimeve, paketave dhe zbritjeve speciale.
- Administron dhe dërgon konfirmimet në përputhje me kërkesat e klientëve.
- Zbaton politikën e spitalit për rezervimet e garantuara dhe për rastet kur klienti nuk paraqitet në spital.
- Mbledh informacionin e nevojshëm për zonat që paraqesin interes, në mënyrë që klientët të kontaktohen sipas sezoneve të caktuara.
Kualifikimet
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane dhe angleze.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Të tregojë kujdes të lartë ndaj detajeve.
- Të ketë përvojë në trajtimin e çështjeve të shërbimit ndaj klientit dhe të punojë mirë në bashkëpunim.
- Të jetë fleksibël dhe i gatshëm për t’iu përshtatur situatave të ndryshme në punë.
Dokumentet e kërkuara