Brand Manager
Përshkrimi
Profili i Trimed Healthcare: Lider në tregun farmaceutik në Shqipëri. Ne jemi përkushtuar në ofrimin e cilësisë më të mirë dhe zgjidhjes së rasteve më të vështira për pacientët tanë. Menaxhimi i Trimed përfshin njekohesisht ekspertizën lokale dhe ndërkombëtare në marketingun, shpërndarjen dhe gjurmimin e barnave.
Trimed është i dedikuar në “vendosjen e standarteve” për produktet farmaceutike dhe në të njëjtën kohë në sigurinë e pacientëve në tregun shqiptar.
Themeluar në vitin 1993, Trimed përfaqëson një rrugë të sigurtë dhe të matshme që siguron produkt farmaceutik të sigurtë në tregun shqiptar me një akses direkt tek farmacitë.
Çfarë ofrojmë?
- Kushte shumë të mira pune.
- Një mjedis pune dinamik.
- Pagë dhe bonus shitje shumë i kënaqshëm.
- Zhvillim profesional.
- Një skuadër pune energjike.
Detyrat
- Ndjekja e kontratave me furnitorët, negocimi i tyre.
- Përgatitja e planit vjetor të shitjeve dhe importeve për principalët përkatës.
- Propozim/negocim për suportin financiar që ofrohet, në nivel vjetor dhe/ose mujor (në varësi të partnerit).
- Rishikim i planit fillestar në varësi të ecurisë së shitjeve dhe kapacitetit të prodhimit të partnerëve tanë të biznesit.
- Bashkëpunim i ngushtë me partnerët për përcaktimin e rolling forecast (të prodhimit), për të shmangur mungesat në treg.
- Ndërveprim i rregullt me partnerët tanë përmes email dhe telefonit.
- Takime periodike me partnerët tanë.
- Propozim marrëveshjesh për klientë potencialë.
- Propozim aksionesh komerciale.
- Ndjekja dhe analizimi i shitjeve në mënyrë konstante me qëllim realizimin e target mujor dhe atij vjetor.
- Ndërveprim i përditshëm me forcën shitëse për t’i ndihmuar me pyetjet dhe problematikat e tyre dhe suport për shitjet (përmes ndryshimeve të ofertave).
- Prezantime në nivel 3, 6, 9 dhe 12 mujor për ecurinë e principalit.
- Vizita në terren 2 herë në muaj. Qëllimi: suport forces shitese, rritje e bashkëpunimit me klientët, inspektim të punës së forcës shitëse.
Kualifikimet
- Kualifikime universitare në Menaxhim Biznesi/Marketing/Mjekësi/Farmaceutikë apo Financë-Kontabilitet.
- 2 vite eksperiencë pune në pozicion të ngjashëm.
- Aftësi shumë të mira negociuese, artikuluese, fleksibël në marrëdhënie me njerëzit, aftësi të punës në grup.
- Përqendrim i lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi shumë të mira bashkëpunuese, me fokus në performancën dhe i orientuar drejt rezultateve.
- Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat.
- Përvojë pune të suksesshme.
- Gjuhë të huaja: Anglisht (obligatore).
Shënime
- Ne jemi në kërkim të kolegëve të cilët kanë dhe përfaqësojnë vlerat themelore të kompanisë sonë: Integritet, Njohuri, Vëmendje ndaj detajeve, Fleksibilitet!
- Vetëm kandidatët të cilët përmbushin kërkesat do të kontaktohen.
Dokumentet e kërkuara