Përfaqësues Mjekësor (MedRep)
Përshkrimi:
- Profili i Trimed Healthcare: Trimed shpk, është një nga kompanitë farmaceutike më të rëndësishme dhe më të suksesshme në tregun farmaceutik Shqiptar. Aktivitetet e Trimed shpk. përfshijnë distribucionin dhe shitjet me pakicë dhe shumicë të produkteve farmaceutike, produkte nga Kompanitë më të mëdha dhe të mirënjohura botërore në industrinë farmaceutike.
- Vendndodhja: Autostrada Tiranë - Durrës, km : 10.
- Departamenti: Komercial
- Sektori: Marketing
Detyrat:
- Përfaqësuesi Mjekësor është përgjegjës për bashkëpunimin me Profesionistët e Kujdesit Shëndetësor, mbi promovimin e produkteve mjekësore për të siguruar një shërbimin sa më cilësor dhe efikas, si dhe zhvillimin e përmbushjen e strategjive të marketingut.
- Përgjegjësitë e tij/saj të punës janë pjesërisht të orientuara në terren dhe pjesërisht në zyra.
- Pjesa më e madhe e kontakteve të tij/saj me klientët janë në spitale, mjekë, farmaci dhe klinika mjekësore.
- Misioni i tij/saj është të arrijë dhe tejkalojë targetin e shitjeve për produktet e caktuara dhe të zbatojë strategjinë promovuese te klientët (partnerët) siç specifikohet nga Menaxherët e Shitjeve dhe Marketingut në Trimed Healthcare.
- Ai/ajo duhet të punojë në përputhje me politikat e Trimed Healthcare dhe standarde të larta etike.
Kualifikimet:
- Kualifikime universitare në Mjekësi, Farmaci, Infermieri, Shëndet Publik, ose fusha të ngjashme
- Preferohet të ketë eksperiencë pune në këtë rol pune/apo të ngjashëm
- Patentë: Klasi B (manuale)
- Njohje e mirë e gjuhës angleze
- Përvojë pune të suksesshme
- Dëshirë të vazhdueshme për t'u përmirësuar
- Aftësi shumë të mira negociuese, artikuluese, fleksibël në marrëdhënie me njerëzit, aftësi të punës në grup
- Përqendrim të lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve
- Aftësi shumë të mira bashkëpunuese, me fokus në performancën dhe i orientuar drejt rezultateve
- Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat
Çfarë ofrojmë:
- Kushte pune konform të gjitha ligjeve në fuqi
- Mjete pune të përshtatshme për të kryer punën
- Trajnime të vazhdueshme për të ofruar zhvillime profesionale
Dokumentet e kërkuara:
Afati i aplikimit: 22.05.2026
Data e shpalljes: 22.04.2026