• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
T

Përfaqësues Mjekësor

Trifarm shpk
Apliko
Shendetesi & MedicineTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Kompania jonë farmaceutike, e cila është në fazë zgjerimi, po kërkon të shtojë në ekip një Përfaqësues Mjekësor energjik dhe të përkushtuar.

Detyrat

Detyrat kryesore

  • Të promovojë dhe të prezantojë produkte farmaceutike, parafarmaceutike dhe kozmetike te profesionistët e sektorit të shëndetësisë dhe te farmacitë.
  • Të krijojë dhe të ruajë lidhje të qëndrueshme profesionale me mjekë, farmaci, klinika dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
  • Të përmbushë objektivat e shitjes dhe synimet e kompanisë përmes angazhimit efikas në terren.
  • Të zhvillojë vizita të rregullta.
  • Të mbajë prezantime të produkteve në zonat e përcaktuara.
  • Të ndjekë zhvillimet e tregut dhe veprimtarinë e konkurrentëve.

Kualifikimet

Kriteret

  • Të ketë aftësi të mira në komunikim dhe prezantim.
  • Të jetë i/e aftë të ndërtojë dhe të mbajë marrëdhënie profesionale me klientët.
  • Të zotërojë patentë të kategorisë B.
  • Të jetë i/e gatshëm/me për udhëtime të shpeshta për takime me klientë dhe angazhime në terren, brenda dhe jashtë Tiranës.
  • Eksperienca e mëparshme në shitjen e produkteve farmaceutike vlerësohet si përparësi.

Çfarë ofrojmë ne

  • Pagë bazë konkurruese.
  • Shpërblime dhe bonuse të lidhura me performancën.
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional brenda kompanisë.
  • Një mjedis pune energjik dhe mbështetës.