“TREGTIA” SH.P.K njofton hapjen e konkursit për pozitën Dy (2) Shofer/Bagerist.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Drejton makineri për gërmim, zhvendosje dhe ngarkim të materialeve në kantier ndërtimi.
- Siguron që procesi i punës të zhvillohet me efikasitet dhe në pajtim me standardet teknike, duke ndjekur udhëzimet e dhëna.
- Përkujdeset për mirëmbajtjen e rregullt dhe shfrytëzimin e duhur të makinerisë.
- Zbaton procedurat dhe rregullat e sigurisë gjatë punës.
- Regjistron orët e funksionimit të makinerisë, si dhe kontrollet dhe riparimet e saj.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë të përfunduar arsimin e mesëm.
- Të ketë përvojë pune në përdorimin e bagerit.
- Të posedojë leje për operimin e kësaj makinerie.
- Të ketë njohuri themelore për mirëmbajtjen e makinerive.
- Të tregojë përgjegjësi dhe korrektësi në vendin e punës.
Data e publikimit: 22.05.2026
Afati i fundit për aplikim: 05.06.2026