Konkurs për Shofer/Bagerist
“TREGTIA” SH.P.K ka hapur konkurs për pozitën Dy (2) Shofer/Bagerist.
Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Përdor makineri për gërmim, zhvendosje dhe ngarkim materialesh në kantier ndërtimi.
- Kujdeset që angazhimi të realizohet me efikasitet dhe në përputhje me standardet teknike, sipas udhëzimeve të dhëna.
- Përgjigjet për mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e rregullt të makinerisë.
- Zbaton procedurat dhe rregullat e sigurisë në punë.
- Mban shënime për orët e punës së makinerisë, si edhe për kontrollet dhe riparimet e saj.
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë të përfunduar arsimin e mesëm.
- Të ketë përvojë pune në operimin e bagerit.
- Të posedojë leje për operimin e kësaj makinerie.
- Të ketë njohuri themelore për mirëmbajtjen e makinerive.
- Të tregojë përgjegjësi dhe korrektësi gjatë punës.
Data e publikimit: 23.06.2026
Afati i fundit për aplikim: 17.07.2026