• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
TP Kosova

Handyman (m/f/d) (Berlin)

TP Kosova
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriJashtë Vendit3 javë më parëFull Time

Titulli i punës: Handyman (m/f/d)
Vendndodhja: Berlin (Riklokim)

Përmbledhja e Rolit:

  • A ju pëlqen të zgjidhni probleme teknike, të bëni punë praktike dhe t'i ndihmoni klientët direkt në shtëpitë e tyre? Ky pozicion kërkon një person të motivuar, të gatshëm për të mësuar dhe për t'u zhvilluar, duke përfaqësuar team-in me profesionalizëm dhe vetëbesim.
  • Puna përfshin instalimin, mirëmbajtjen dhe troubleshooting të pajisjeve shtëpiake, veçanërisht lavatriçeve dhe tharëseve, kryesisht në terren.

Detyrat Tuaja:

  • Kryerja e service calls në apartamentet dhe lokacionet e klientëve.
  • Suport në instalimin, mirëmbajtjen dhe riparimet e vogla të pajisjeve shtëpiake, veçanërisht lavatriçeve dhe tharëseve.
  • Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve teknike bazike.
  • Dokumentimi i shërbimeve dhe komunikimi i qartë i rezultateve.
  • Sigurimi i një prezantimi profesional dhe sjelljeje customer-oriented gjatë çdo ndërhyrjeje.

Profili Juaj:

  • Preferohet arsim profesional i përfunduar në fushën elektroteknike.
  • Dëshirë për kontakt direkt me klientin dhe mënyrë pune e strukturuar, e orientuar drejt zgjidhjeve.
  • Besueshmëri e lartë, ndjenjë përgjegjësie dhe ndërveprim i respektueshëm brenda team-it.
  • Vendbanim në zonën e Berlinit ose gatishmëri për relocation atje.
  • Patentë shoferi Klasit B për punën në terren.
  • Njohuri të mira të gjuhës gjermane dhe sjellje miqësore ndaj klientëve.

Mjedisi i Punës:

  • Puna kryhet kryesisht brenda shtëpive të klientëve.
  • Gjatë ndërhyrjeve mund të ketë luhatje temperaturash dhe prani të lagështirës.
  • Puna mund të përfshijë sipërfaqe të rrëshqitshme ose të pabarabarta.
  • Kontakt i mundshëm me pluhur, avuj, gaze ose kimikate.
  • Përdorimi i pajisjeve mbrojtëse për sytë dhe veshët kur është i nevojshëm.
  • Puna mund të përfshijë përdorim i shkallëve ose sipërfaqeve të ngritura.
  • Në raste të caktuara, mund të ketë kontakt me materiale biologjikisht të rrezikshme.

Kërkesat Fizike:

  • Aktivitetet fizike përfshijnë qëndrim në këmbë, ecje, ulje të strukturuar, gjunjëzimi dhe përkulje.
  • Lëvizje të përsëritura të duarve dhe aftësi të mira motorike (fine motor skills).
  • Ngritje, shtyrje dhe tërheqje e shpeshtë e peshave deri në 23 kg.
  • Ngritje e herëpashershme e peshave mbi 45 kg me asistencë/suport.
  • Aftësia për të mbajtur objekte në distanca të shkurtra (rreth 2 metra).

Çfarë ofrojmë?

  • Pagë prej €3000+.
  • Suport për rilokim në Berlin.
  • Onboarding gjithëpërfshirës dhe training i vazhdueshëm.
  • Kulturë mbështetëse në team dhe mjedis profesional pune, pajisje dhe mjete moderne pune, si dhe pajisje sigurie.
  • Një rutinë e përditshme dinamike dhe e larmishme, me kontakt direkt me klientin.

Nëse jeni gati të ndërtoni karrierën tuaj teknike, ju pëlqen puna praktike dhe dëshironi të bëni një diferencë reale për klientët çdo ditë, mezi presim të marrim aplikimin tuaj.