Organizata: Top Express
Pozicioni: Menaxher i Përgjithshëm
Përmbledhje e rolit:
Menaxheri i Përgjithshëm është përgjegjës për drejtimin strategjik dhe operacional të kompanisë, duke siguruar rritje të qëndrueshme, performancë të lartë dhe koordinim efektiv të të gjitha departamenteve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Harton dhe zbaton strategjitë afatshkurtra dhe afatgjata të kompanisë
- Mbikëqyr operacionet e përditshme dhe siguron efikasitet në të gjitha proceset
- Drejton dhe motivon ekipet për arritjen e objektivave të biznesit
- Menaxhon buxhetin, financat dhe kontrollin e kostove
- Analizon performancën e kompanisë dhe merr vendime strategjike
- Ndërton dhe ruan marrëdhënie me partnerë, klientë dhe palë të interesuara
- Siguron përputhshmëri me ligjet dhe rregulloret në fuqi
- Raporton tek administratori ose bordi drejtues mbi progresin dhe rezultatet
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Diplomë universitare në Menaxhim, Ekonomi, Biznes ose fusha të ngjashme
- Eksperiencë e mëparshme në role drejtuese (preferohet mbi 5 vite)
- Aftësi të forta lidershipi dhe vendimmarrjeje
- Njohuri të mira financiare dhe analitike
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
- Njohuri të gjuhës angleze (avantazh)
Dokumentet e kërkuara:
Adresa: Rruga "Vath Truja", Lagja 14, Durres