Përshkrimi
Top Express po kërkon të shtojë në ekip një Financier/e me vendndodhje në Durres.
Detyrat
- Kryerja e inventarizimit të mallrave dhe identifikimi i diferencave.
- Verifikimi i hollësishëm i shpenzimeve dhe i të ardhurave mujore të realizuara.
- Pajtime me bankat, balancim i llogarive mujore dhe kontroll i saktësisë së regjistrimeve kontabël.
- Monitorimi i detyrimeve të klientëve dhe të furnitorëve/nënkontraktorëve.
- Hartimi i raporteve financiare në baza mujore, gjashtëmujore dhe vjetore.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet universitare në degën Ekonomi/Finance.
- Të ketë të paktën 2 vjet përvojë pune.
- Të zotërojë shumë mirë programet bazë të Microsoft Office dhe një program kontabiliteti.
- Të tregojë saktësi, produktivitet dhe aftësi për përmbushjen e afateve.
- Të jetë bashkëpunues/e me stafin e departamentit.
- Të ruajë konfidencialitetin dhe të demonstrojë etikë të lartë profesionale.
Adresa: Rruga "Vath Truja", Lagja 14, Durres