KONKURS PUNE- PËR KLIENTIN
Top Consulting, kompani e fokusuar në rekrutimin e stafit, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe trajnimet profesionale, po kërkon për një klient të saj — një kompani shumë e suksesshme në sektorin Beauty & Cosmetics — një Menaxher/e i/e Financave & Kontabilitetit.
Lokacioni i punës është në Magjistralen Prishtinë–Shkup, Çagllavicë.
Orari i punës është i plotë, nga e hëna deri të premten, me 40 orë në javë.
Detyrat & Përgjegjësitë
I. Menaxhimi, Planifikimi dhe Analiza Financiare
- Zhvillimi dhe administrimi i strategjive financiare dhe buxheteve në përputhje me synimet e organizatës, duke garantuar parashikime të sakta dhe përdorim efikas të burimeve.
- Dhënia e këshillimit financiar për menaxhmentin me qëllim mbështetjen e vendimmarrjes.
- Mbikëqyrja e performancës financiare dhe e fluksit të parasë për të ruajtur stabilitetin financiar dhe për të përmirësuar kapitalin punues.
- Hartimi i raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore.
- Vlerësimi i profitabilitetit, investimeve, trendeve të tregut dhe treguesve ekonomikë për të evidentuar rreziqet, mundësitë e zhvillimit dhe rritjen e efikasitetit operacional.
- Përcjellja dhe analizimi i vazhdueshëm i çmimeve të produkteve dhe shërbimeve.
II. Kontabiliteti dhe Pajtueshmëria
- Udhëheqja e proceseve të kontabilitetit, raportimit financiar dhe detyrimeve tatimore e fiskale të kompanisë, duke siguruar saktësi, pajtueshmëri dhe kontroll të proceseve financiare, kontabël dhe tatimore sipas rregulloreve ligjore dhe tatimore.
- Krijimi dhe mirëmbajtja e kontrolleve të brendshme për mbrojtjen e aseteve dhe zhvillimin korrekt të proceseve financiare.
- Kontrollimi dhe rakordimi i kartelave financiare dhe arkave.
- Mbikëqyrja e regjistrimit të importeve dhe blerjeve vendore të mallrave.
- Menaxhimi dhe koordinimi i proceseve financiare dhe administrative.
- Përgatitja e listës së pagave.
- Evidentimi i shpenzimeve dhe mjeteve themelore.
- Verifikimi dhe harmonizimi i dokumentacionit financiar dhe kontabël të kompanisë.
- Kontrollimi dhe barazimi i bilancit vërtetues në baza mujore.
- Sigurimi i dokumentacionit të nevojshëm gjatë kontrolleve nga ATK-ja dhe institucionet e tjera kompetente.
III. Udhëheqja e Ekipit
- Drejtimi i ekipit të administratës dhe financave, si dhe ofrimi i mbështetjes dhe mentorimit për punonjësit e përfshirë në proceset financiare.
IV. Koordinimi dhe Bashkëpunimi me Palët e Jashtme
- Bashkëpunimi dhe koordinimi me palë të jashtme, përfshirë departamentet financiare të partnerëve, institucionet bankare dhe organet rregullative si Inspektorët, ATK e të tjerë.
Kriteret e Punësimit
- Diplomë universitare në Financa dhe Kontabilitet.
- Përvojë pune në menaxhim.
- Të jetë kontabilist/e i/e certifikuar, gjë që konsiderohet përparësi.
- Njohuri të mira në përdorimin e softuerëve kontabël.
- Njohuri të gjuhës angleze, të cilat përbëjnë përparësi.
- Njohuri në Microsoft Office (Word, Excel).
- Aftësi për t’u përshtatur dhe fleksibilitet në punë.
- Shkathtësi të mira komunikuese dhe analitike.
Afati i fundit për aplikim: 2 qershor 2026