Ekonomiste
Vendndodhja: Elbasan
Përshkrimi:
- Ne jemi në kërkim të një kandidati të përshtatshëm për t'u bashkuar me ekipin tonë si Ekonomiste në Elbasan, me ose pa eksperiencë.
Detyrat:
- Mbajtja e regjistrimeve të sakta për të gjitha transaksionet ditore dhe raportimet mujore.
- Kontrolli dhe monitorimi i faturave të blerjes dhe shitjes në platformën e fiskalizimit.
- Përgatitja e faturave të shitjes dhe dokumentacionit suportues për çdo eksport.
- Regjistrimi i veprimeve financiare në Programin Financiar F5 dhe Navision.
- Kontrollimi dhe regjistrimi i veprimeve bankë/arke në sistemin e brendshëm.
Kualifikimet:
- Kandidatet duhet të kenë përfunduar studimet në një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë.
- Prioritet të kenë njohuri të programit financiar Financa 5 dhe të njohin paketin MS Office (Excel, Word, etj.).
- Prioritet të kenë njohuri të legjislacionit tatimor në fuqi.
- Prioritet të kenë eksperiencë pune në fushën Import-Export.
- Të kenë aftësi analitike në përpunimin e të dhënave.
- Prioritet të kenë njohuri të gjuhës italiane & angleze.
- Të jenë komunikueshëm, të kenë disiplinë dhe të jenë të motivuar në punë.
Dokumentet e kërkuara:
- CV e përditësuar
- Letër motivimi
Kompania ofron:
- Trajnim i përkushtuar për të përgatitur kandidatët për sukses në rolet e tyre;
- Mjedis pune bashkëpunues dhe mbështetës;
- Mundësi për zhvillim në karrierë dhe rritje profesionale;
- Paketë konkurruese e pagave dhe përfitime të tjera pune.
Faleminderit për interesimin tuaj! Mezi presim të bashkëpunojmë me ju!