Përshkrimi
Tobacco Holding Group shpk është një kompani udhëheqëse në sektorin e distribucionit, me aktivitet të suksesshëm në tregun shqiptar.
Kompania është në kërkim të një kandidati energjik dhe me ambicie për pozitën Specialiste Finance.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore
- Evidentimi i faturave të shpenzimeve, blerjeve dhe importeve, duke përfshirë edhe detyrimet doganore.
- Regjistrimi i përditshëm i arkës si dhe rakordimi me klientët dhe furnitorët.
- Verifikimi i dokumentacionit të blerjeve, përfshirë faturat, urdhrat e blerjes dhe fletët e hyrje-daljeve.
- Regjistrimi dhe ndjekja e lëvizjeve hyrëse dhe dalëse të mallrave në magazinë.
- Kryerja e kontrolleve të rregullta të stokut dhe raportimi i çdo mospërputhjeje të konstatuar.
- Koordinimi me Doganën lidhur me regjimet dhe dokumentacionin përkatës.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe kërkesat
- Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose në një fushë të përafërt.
- Preferohen 3-5 vite eksperiencë në kompani të ngjashme.
- Përvoja e mëparshme në financë dhe/ose në menaxhimin e magazinës konsiderohet përparësi.
- Njohuri të mira të sistemeve financiare Navision.
- Shkathtësi të mira organizative dhe komunikuese.
- Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara.
- Të punojë në mënyrë të pavarur, duke treguar përgjegjësi dhe besueshmëri.
- Të ketë mendësi të orientuar nga biznesi dhe fokus te puna cilësore.
- Të japë kontribut maksimal dhe të reflektojë qëndrim fitues.
- Të realizojë detyrat me nivel të lartë ekzekutimi.
- Të ruajë konfidencialitetin e informacionit të përfituar gjatë gjithë periudhës së punësimit.
Dokumentet e kërkuara
- CV.
- Një fotografi dokumentash.