Finance, Banke & KontabilitetTiranë3 javë më parëFull Time
Specialiste Finance
Përshkrimi:
Tobacco Holding Group shpk, kompani lider në fushën e distribucionit që operon në tregun shqiptar, kërkon një kandidat ambicioz dhe dinamik për pozicionin e Specialiste Finance.
Specialistja e Financës do të jetë përgjegjëse për regjistrimin dhe kontrollin e transaksioneve financiare, menaxhimin e arkës dhe rakordimin me klientët dhe furnitorët, si dhe për monitorimin e stokut dhe bashkëpunimin me institucionet doganore.
Detyrat:
Regjistrimi i faturave të shpenzimeve, blerjeve dhe importeve (përfshirë detyrimet doganore).
Regjistrimi ditor i arkës dhe rakordimi me klientë dhe furnitorë.
Kontrolli i dokumentacionit të blerjeve (fatura, urdhra blerjeje, fletë hyrje/dalje).
Regjistrimi dhe monitorimi i hyrje-daljeve të mallrave në magazinë.
Kryerja e kontrolleve periodike të stokut dhe raportimi i mospërputhjeve.
Rakordimi me Doganën për regjimet dhe dokumentacionin përkatës.
Kualifikimet:
Arsim i lartë në Financë, Kontabilitet ose fushë të ngjashme.
Preferohet 3-5 Vite epcerience ne Kompani te ngjashme.
Eksperiencë e mëparshme në financë dhe/ose menaxhim magazine përbën avantazh.
Njohuri të mira të sistemeve financiare Navision.
Aftësi të mira organizative dhe komunikimi.
Punon në mënyrë të pavarur: Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavarur.
Mendon për biznesin: Përpiqet për punë cilësore.
Maksimizon kontributin e tij: Ka qëndrim prej fituesi.
Ka rezultat: Ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer detyrat.
Ruan konfidencialitetin: Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani.
Dokumentet e kërkuara:
CV me një fotografi dokumentash
Shënime:
Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Ju mirëpresim!
Të gjitha dokumentet tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga ana jonë.