Përfaqësues Shitjes në Terren
Përshkrimi
Ky pozicion është një mundësi shumë e mirë për dikë që kërkon një punë të qëndrueshme, me të ardhura të mira dhe hapësirë reale për t’u rritur me kalimin e kohës. Ne jemi një kompani në zhvillim dhe personi që do bashkohet me ne bëhet pjesë e një strukture që po ndërtohet dhe po zgjerohet.
Roli është në shitje dhe në terren, me kontakt të drejtpërdrejtë me klientët. Në fillim do të ketë një periudhë orientimi dhe trajnimi praktik në punë, ku do punojë pranë ekipit për të kuptuar procesin dhe mënyrën si funksionon çdo gjë. Më pas, gradualisht merr më shumë përgjegjësi dhe menaxhon klientët e tij.
- Orari është 09:00–16:00 me 1 orë pushim, dhe e shtuna 09:00–13:00.
- Puna është e organizuar me objektiva, kështu që ajo që vlerësohet është rezultati dhe korrektësia në punë.
- Paga fillon nga 1000€ neto dhe shoqërohet me përqindje dhe bonuse, me pritshmëri reale page rreth 1500€ në fund të vitit të parë.
- Pozicioni ofron stabilitet, por edhe mundësi reale për zhvillim profesional dhe rritje brenda kompanisë.
Detyrat
- Gjatë ditës do jesh në kontakt me klientët, duke marrë porosi, duke ndjekur kërkesat e tyre dhe duke u siguruar që çdo gjë shkon deri në fund siç duhet.
- Një pjesë e rëndësishme e rolit është edhe ndjekja e pagesave dhe mbajtja e një raportimi të saktë për çdo veprim.
- Me kalimin e kohës, roli bëhet më i pavarur.
- Do kesh klientët e tu dhe mënyra si i menaxhon, i zhvillon dhe i mban aktivë varet shumë nga ti.
- Qëllimi është të ndërtosh marrëdhënie të qëndrueshme dhe të arrish objektivat mujore në mënyrë të vazhdueshme.
Kualifikimet
- Nuk është e domosdoshme të kesh eksperiencë të gjatë në shitje, por është e rëndësishme të jesh një person që merr iniciativë dhe është i gatshëm të mësojë shpejt.
- Kërkohet dikush i përgjegjshëm dhe korrekt, sidomos në menaxhimin e porosive dhe pagesave.
- Organizimi personal dhe vëmendja ndaj detajeve janë shumë të rëndësishme në këtë rol.
- Duhet të ndihesh rehat në komunikim me njerëz të ndryshëm dhe të ndërtosh marrëdhënie pune afatgjata.
- Kërkohet patentë makine dhe njohuri bazë kompjuteri për të mbajtur shënime dhe për të menaxhuar punën e përditshme.
Shënime
TITAL është një kompani ndërkombëtare që operon prej shumë vitesh në fushën e tregtisë, me bashkëpunime në tregje të ndryshme. Së fundmi është hapur edhe dega e saj në Shqipëri, TITAL ALBANIA, si pjesë e zgjerimit të aktivitetit.
Ne punojmë me standarde që shkojnë përtej tregut kombëtar dhe kërkojmë njerëz që e kuptojnë këtë nivel pune dhe duan të jenë pjesë e tij, prandaj kërkojmë persona që janë gati të marrin përgjegjësi dhe të rriten bashkë me këtë standard.
Dokumentet e kërkuara