Përshkrimi
Shoqëria Tirana Cash & Carry, me seli në Prush, Tiranë, ushtron veprimtarinë e saj në sektorin e distribucionit prej më shumë se 20 vitesh dhe është në kërkim të një Specialist Shitjesh.
Detyrat
- Siguron vijimësi në porositjen e mallrave për stafin e magazinës, në mënyrë që të përmbushet plani i faturimit.
- Mban raporte të mira me klientët, evidenton çdo shqetësim të tyre që lidhet me magazinën dhe angazhohet për zgjidhjen e tyre, duke njoftuar edhe administratorin kur është e nevojshme.
- Kujdeset që produktet e reja ose ato në promocion të shpërndahen në afat, sipas njoftimeve paraprake nga blerësit, duke përshtatur marketin me artikullin përkatës.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Të zotërojë përvojë në fushën e shitjeve.
- Të ketë aftësi të mira komunikimi.