Përshkrimi
Kompania Tirana Cash & Carry, lider ne distribucion dhe me mbi 20 vite ne treg, ofron pozicion vakant për: Specialist Finance.
Detyrat
- Kontrollon marzhin, shitjet, të ardhurat, shpenzimet dhe raporton në bazë ditore, mujore, tremujore dhe vjetore për to.
- Bën plotësimin e formularëve të TVSH, SIG, TAP, Tatim në Burim, deklarimin online të tyre dhe pagesat brenda afateve të përcaktuara.
- Bën rakordimin me furnitorët, rregullimin e artikujve me minus, rivlerësimin dhe kontrollin e kostove në sistem çdo ditë.
- Është përgjegjës për regjistrimin e faturave në sistem dhe pagesat e furnitorëve sipas afateve të kontratave dhe stokut.
- Bën çdo detyrë tjetër shtesë të caktuar nga eprorët dhe i raporton ato në kohen e duhur.
Kualifikimet
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë Fakulteti Ekonomik/Dega Financë Kontabilitet.
- Eksperienca në pozicione të ngjashme do të përbërë avantazh.
- Të ketë njohuri te mira të sistemit Financa 5.
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point).
- Njohuria për gjuhët e huaja do të përbërë avantazh.
Dokumentet e kërkuara
Shënime
- Ofrojme kushte dhe pagese te kenaqshme.
- Adresa: Prush, Vaqarr, Gropaj, Z. Kadastrale 1867, Magazina Nr.1, Tiranë, Shqipëri.