Përshkrimi
Shoqëria "Tirana Cash & Carry", me vendndodhje në Prush, Tiranë, dhe me mbi 20 vite aktivitet të suksesshëm në sektorin e distribucionit, është në kërkim të një Pirunisti.
Detyrat
- Të realizojë ngarkim-shkarkimet dhe lëvizjet e mallrave brenda magazinës në mënyrë të sigurt.
- Të transportojë dhe sistemojë produktet në hapësirat e përcaktuara të magazinës.
- Të kontribuojë në ruajtjen e sigurisë në ambientet e magazinës.
- Të kryejë ose të mbështesë procesin e mirëmbajtjes së pirunit.
Kualifikimet
- Të ketë përvojë pune ose njohuri bazë për këtë profil.
- Të jetë i pajisur me certifikim përkatës.
- Ofron kushte shumë të mira pune.