• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Tirana Cash & Carry shpk

Merchandiser (Sezonal) Sarandë/Himarë

Tirana Cash & Carry shpk
Apliko
ShitjeHimarë, Sarandë3 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

Tirana Cash and Carry është prej 20 vitesh një kompani distribucioni në tregun shqiptar, e fokusuar në furnizimin me produkte ushqimore, detergjentë dhe freskuese. Kompania punon në bashkëpunim të ngushtë me rrjetin Big Market.

Për sezonin veror në zonën Sarandë/Himarë, kompania është në kërkim të një Merchandiser energjik dhe serioz. Personi i përzgjedhur do të kujdeset për sistemimin dhe paraqitjen sa më të mirë të produkteve në pikat e shitjes.

Detyrat

  • Vendosja dhe organizimi i produkteve në rafte në përputhje me standardet e kompanisë.
  • Kontrolli i gjendjes së stokut dhe raportimi i mungesave.
  • Kujdesi që produktet të kenë sa më shumë dukshmëri në markete.
  • Bashkëpunimi me stafin e pikave të shitjes.

Kualifikimet

  • Përvoja e mëparshme në role të ngjashme konsiderohet përparësi.
  • Aftësi të mira në komunikim dhe organizim.
  • Gatishmëri për të punuar në terren.
  • Ndjenjë përgjegjësie dhe korrektësi gjatë punës.

Përfitimet

  • Pagesë konkurruese.
  • Akomodim i garantuar, me banesën e mbuluar nga kompania.
  • Mjedis pune dinamik dhe bashkëpunues.

Bëhuni pjesë e ekipit tonë!