Përshkrimi
Tirana Cash and Carry vepron prej 20 vitesh si kompani distributore në tregun shqiptar, me fokus në furnizimin e produkteve ushqimore, detergjentëve dhe fresko. Kompania punon në bashkëpunim të afërt me rrjetin Big Market. Për zonën e Tiranës kërkohet një Merchandiser energjik dhe i përgjegjshëm, i cili do të kujdeset për vendosjen dhe paraqitjen sa më të mirë të produkteve në pikat e shitjes.
Detyrat
- Rregullimi dhe organizimi i produkteve në rafte duke ndjekur standardet e kompanisë
- Mbikëqyrja e stokut dhe njoftimi për mungesat e evidentuara
- Garantimi i ekspozimit sa më të lartë të produkteve në markete
- Bashkëpunimi me stafin e pikave të shitjes
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në role të ngjashme konsiderohet përparësi
- Aftësi të mira në komunikim dhe organizim
- Gatishmëri për punë në terren
- Sjellje e përgjegjshme dhe korrektësi gjatë punës
Çfarë ofrojmë
- Pagë konkurruese
- Mjedis pune dinamik dhe bashkëpunues