Përshkrimi
Tirana Cash and Carry operon prej 20 vitesh në tregun shqiptar si kompani distribucioni, me fokus në furnizimin e produkteve ushqimore, detergjentëve dhe freskove. Kompania punon në partneritet të afërt me rrjetin Big Market.
Aktualisht kërkohet një Merchandiser energjik dhe korrekt për zonën e Himarës, i cili do të kujdeset për vendosjen dhe paraqitjen sa më të mirë të produkteve në pikat e shitjes.
Detyrat
- Vendosja dhe organizimi i artikujve në rafte në përputhje me standardet e kompanisë
- Ndjekja e gjendjes së stokut dhe raportimi i mungesave të evidentuara
- Garantimi i ekspozimit sa më të lartë të produkteve në markete
- Bashkëpunimi me stafin e pikave të shitjes
Kualifikimet
- Përvoja e mëparshme në role të ngjashme konsiderohet avantazh
- Aftësi të mira në komunikim dhe organizim
- Gatishmëri për të punuar në terren
- Sjellje e përgjegjshme dhe korrektësi gjatë punës
Përfitimet
- Pagë konkurruese
- Akomodim i garantuar, me banesën të mbuluar nga kompania
- Mjedis pune dinamik dhe bashkëpunues