Titulli i punës: Blerës Mallrash
Kompania: Tirana Cash & Carry
Lokacioni: Prush, Tiranë
Përshkrimi: Shoqëria Tirana Cash & Carry, me seli në Prush, Tiranë, e cila operon suksesshëm në fushën e distribucionit për më shumë se 20 vite, kërkon të punësojë Blerës Mallrash. Pozicioni përfshin sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me mallra cilësore, negociimin me furnitorët dhe analizimin e tendencave të tregut për vendime blerjeje.
Detyrat:
- Siguron për shoqërinë furnizim të vazhdueshëm me mallra cilësore me çmime konkuruese.
- Interesohet vazhdimisht për të rejat e tregut dhe pasuron magazinën me artikuj të rinj.
- Mban marrëdhënie të mira dhe të drejta me furnitorët, duke kontaktuar vazhdimisht me ta.
- Tregohet korrekt në datat e porosive, ngarkesave, doganave dhe shkarkimeve, dhe kërkon korrektesë nga bashkëpunëtorët.
- Mban kontakte të vazhdueshme me transportuesit dhe kërkon korrektësi në cilësi dhe afate të transportit.
- Ndërton marrëdhënie të mira me furnitorët dhe negocion për çmimin më të mirë.
- Analizon tendencat e tregut dhe merr vendime të detajuara për blerje.
Kualifikimet:
- Të ketë mbaruar studimet e larta.
- Të dijë shumë mirë anglisht dhe italisht (gjuhët e tjera përbëjnë avantazh).
- Mosha deri në 45 vjeç.
- Të jetë i komunikueshëm, me aftësi të mira drejtuese dhe negociuese.
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe të orientuara drejt rezultateve.
- Aftësi për të punuar efektivisht individualisht dhe në skuadër.
Dokumentet e kërkuara: