Përshkrimi
TIMAK, përmes divizionit Equos, po zgjeron ekipin me një profil kyç që do të menaxhojë operacionet dhe ekuilibrin financiar të këtij projekti premium.
Equos është në kërkim të një personi energjik dhe të organizuar për pozicionin Business Manager.
Ky rol është ideal për një profesionist që dëshiron të kombinojë menaxhimin administrativ me punën dinamike në mjedisin e mrekullueshëm të rritjes dhe kujdesit te biznesit te kuajve .
Ky nuk është një pozicion tipik zyre; kërkohet një person që ka dëshirë të jetë i pranishëm aty ku ndodhin operacionet dhe të sigurojë që çdo gjë të ecë sipas planit.
Detyrat
Përgjegjësitë Kryesore:
- Koordinimi i aktiviteteve të përditshme të biznesit dhe monitorimi i mbarëvajtjes së punës në terren.
- Menaxhimi i komunikimit me klientët dhe bashkëpunëtorët e qendrës.
- Mbikëqyrja e logjistikës, furnizimeve të nevojshme dhe menaxhimi i inventarit.
- Mbajtja e dokumentacionit bazë administrativ dhe raportimi i rregullt mbi ecurinë e punës.
- Organizimi i eventeve apo aktiviteteve që lidhen me promovimin e biznesit.
- Sigurimi që standardet e cilësisë dhe kujdesit të zbatohen me përpikëri nga i gjithë ekipi.
Kualifikimet
Kërkesat dhe Kualifikimet:
- Diplomë universitare (preferohet në Menaxhim, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme).
- Përvojë e mëparshme në menaxhim operacionesh, shitje ose koordinim ekipi (nuk kërkohet nivel senior).
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe qasje miqësore me klientët.
- Shpirt praktik, fleksibilitet dhe dëshirë për të punuar në një mjedis natyror.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe paketës Office.
- Dashuria për kafshët (sidomos kuajt) dhe mjedisin natyror është një kusht i rëndësishëm.
Çfarë ofrojmë ne:
- Një mjedis pune unik, larg zhurmës së qytetit dhe stresit të korporatave.
- Mundësi për të marrë përgjegjësi dhe për t'u rritur bashkë me biznesin.
- Pagë konkurruese dhe të kënaqshme në aspektin profesional.
- Një ekip pasionant dhe mbështetës.