Titulli i punës: Teknik Ndërtimi (Infrastrukturë Rrugore)
Punëdhënësi: Shoqeria Rruga Ura Asfaltim Nr.2 Sh.A.
Vendndodhja: Elbasan
Përshkrimi:
Shoqeria Rruga Ura Asfaltim Nr.2 Sh.A. Elbasan kërkon të punësojë për sektorin e infrastrukturës rrugore një teknik ndërtimi, profili infrastrukturë rrugore por edhe të përgjithshëm.
Detyrat:
- Mbështet Inxhinierët e zbatimit në ndjekjen dhe koordinimin e punimeve të përditshme në kantier;
- Ndihmon në kontrollin e përputhshmërisë së punimeve me projektin ekzekutiv dhe specifikimet teknike;
- Përgatit skica të thjeshta teknike, matje në terren dhe raporte të progresit fizik të punimeve;
- Monitoron përdorimin e materialeve dhe pajisjeve në terren, duke raportuar çdo problem teknik ose devijim nga projektet;
- Ndihmon në mbajtjen e përditshme të Ditarit të Kantierit duke regjistruar aktivitetet kryesore, kushtet e motit, fuqinë punëtore dhe çdo incident të ndodhur;
- Kryen kontroll paraprak për përgatitjen e elementeve përpara inspektimeve dhe kolaudimeve nga supervizori ose Inxhinieri i Punimeve;
- Respekton dhe zbaton rregullat e shëndetit dhe sigurisë në kantier gjatë kryerjes së detyrave.
Kualifikimet:
- Shkollë e mesme teknike në ndërtim;
- 3-5 vite eksperiencë pune në zbatim projekti;
- Njohje të KTZ dhe leximit të projekteve;
- Aftësi të mira organizimi, kontrolli, raportimi dhe komunikimi.