Përshkrimi
Kompania Thermalite Albania, deshiron te shtoje ne stafin e saj nje Menaxher Shitjesh materialesh ndertimi per gamen e saj te produkteve te termoizolimit, sistemeve te thata dhe produkteve te hidroizolimit per Qarkun e Elbasanit dhe me tej.
Detyrat
- Krijimi i kontakteve ne zonat e specifikuara nga Drejtuesi i departamentit te shitjes.
- Mirembajtja e klienteve.
- Perdorimi dhe shitja e drejte-per-drejte me ane te furgonit te produkteve te vogla te cilat mund te jene pjese e games qe shiten ne menyre te drejte-per-drejte.
- Identifikimi i blerësve potencial të ri dhe krijimi i raporteve të biznesit.
- Përgatitja e ofertave dhe kontrollimi i pagesave.
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera.
Kualifikimet
- Përvojë në shitje, në punë të njëjtë apo të ngjashme minimalisht 6 muaj.
- Njohuri për produkteve të industrisë.
- Shkathtësi organizimi dhe planifikimi.
- Shkathtësi komunikuese dhe negociuese.
- Arsimi universitar është përparësi.
- Leje drejtimi, minimumi Klasi B.