Përshkrimi
Kompania Thermalite Albania synon të zgjerojë ekipin e saj me një Menaxher Shitjesh për materiale ndërtimi, i fokusuar në linjën e produkteve të termoizolimit, sistemeve të thata dhe zgjidhjeve për hidroizolim në Qarkun e Elbasanit dhe më gjerë.
Detyrat
- Vendosja e kontakteve në zonat e përcaktuara nga drejtuesi i departamentit të shitjeve.
- Mbajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues.
- Përdorimi i furgonit për shitjen direkte të produkteve të vogla që bëjnë pjesë në gamën e artikujve të ofruar.
- Gjetja e blerësve të rinj potencialë dhe ndërtimi i marrëdhënieve të biznesit me ta.
- Hartimi i ofertave dhe ndjekja e pagesave.
- Koordinimi i punës me departamentet e tjera të kompanisë.
Kualifikimet
- Përvojë në shitje ose në një rol të ngjashëm, të paktën 6 muaj.
- Njohuri mbi produktet e industrisë.
- Aftësi për organizim dhe planifikim.
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe negocim.
- Arsimi universitar konsiderohet avantazh.
- Patentë shoferi, së paku Klasi B.