• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Termokos

Kryeshef Ekzekutiv

Termokos
Apliko
Biznes & MenaxhimPrishtinë1 javë më parëFull Time

Konkurs

Titulli i pozitës: Kryeshef Ekzekutiv i N.P. “Termokos” Sh.A., Prishtinë

I Përgjigjet: Bordit të Drejtorëve të N.P. “Termokos” Sh.A., Prishtinë

Mandati: Kryeshefi Ekzekutiv zgjidhet nga Bordi i Drejtorëve për mandatin prej 3 (tri) vite,

Kompensimi: Kompensimi dhe përfitimet e Kryeshefit Ekzekutiv do të bëhet konform nenit 22 të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, dhe ndryshimeve përkatëse.

Të përgjithshme

Kandidati/ja për këtë pozitë duhet të jetë person me integritet të lartë profesional dhe etik, i cili i plotëson kushtet e kualifikimit dhe kriteret e pavarësisë, posedon përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar, si dhe përmbush të gjitha kushtet tjera të përcaktuara me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe aktet nënligjore dhe relevante në fuqi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore të Kryeshefit Ekzekutiv

  • Është figura kryesore ekzekutive dhe udhëheqëse e N.P. “Termokos” Sh.a.;
  • Përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të ndërmarrjes, duke siguruar qëndrueshmëri afatgjatë administrative, financiare dhe operative;
  • Planifikon, organizon, udhëheq dhe kontrollon të gjitha aktivitetet e biznesit të ndërmarrjes;
  • Harton, zbaton dhe mbikëqyr planin e biznesit, buxhetin dhe planet strategjike afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata;
  • Siguron përgatitjen e raporteve periodike (tremujore, vjetore dhe të tjera) dhe i prezanton ato para Bordit të Drejtorëve dhe organeve përkatëse;
  • Organizon strukturën e brendshme dhe menaxhimin e stafit në përputhje me politikat dhe legjislacionin në fuqi;
  • Siguron funksionimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe respektimin e ligjshmërisë dhe etikës në punë;
  • Shërben si lidhje kryesore ndërmjet menaxhmentit dhe Bordit të Drejtorëve;
  • Mbikëqyr të gjitha aktivitetet e ndërmarrjes që nuk janë në kompetencë të Bordit, Komisionit të Auditimit apo Komisionit Komunal të Aksionarëve;
  • Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me ligj, Statut dhe aktet e brendshme të ndërmarrjes.

Kualifikimet profesionale dhe përshtatshmëria

  • Kandidati/ja i/e cili/a synon dhe dëshiron të merret parasysh për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në N.P. “Termokos” Sh.A. duhet që t’i përmbushë kushtet e përshtatshmërisë profesionale në vijim:
  • Të ketë diplomë universitare në fushat ekonomike, teknike, juridike apo të tjera të ndërlidhura me aktivitetet, në të cilat vepron ndërmarrja;
  • Të ketë së paku (i) pesë (5) vite përvojë – së paku në një nivel të lartë të menaxhmentit – në fushën e administrimit të biznesit, financave korporative, financa, menaxhim i thesarit, banka, konsulencë në biznes ose industri ose nga një fushë tjetër e shkencës ose njohurie e cila ka të bëjë me veprimtarinë afariste të NP-së; ose (ii) për së paku pesë (5) vite, të ketë qenë kontabilist publik, jurist i kualifikuar, ose anëtar i kualifikuar i një profesioni tjetër i cili ndërlidhet ngushtë me veprimtarinë afariste të NP-së.
  • Të jetë person me integritet të lartë dhe të plotësojë të gjitha kushtet e përshtatshmërisë të parapara me nenin 17 të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, dhe plotësim ndryshimet përkatëse, Ligjit për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik Nr./06L-11, si dhe normat tjera relevante.
  • Të posedojë shkathtësi të shkëlqyera organizative, menaxheriale dhe komunikuese;
  • Të ketë njohuri të avancuara në përdorimin e kompjuterit, në funksion të përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive të vendit të punës;
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi;
  • Dëshmitë mbi njohuritë dhe arritjet e tjera do të merren në konsideratë dhe do të vlerësohen në përputhje me relevancën e tyre për pozitën e punës.

Dokumentacioni i nevojshëm

Kandidatët për Kryeshef Ekzekutiv, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Formularin e aplikimit;
  • Curriculum Vitae (CV);
  • Letër motivimi;
  • Dëshmi mbi kualifikimin profesional;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës;
  • Certifikatë që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se tre (3) muaj);
  • Deklaratë nën betim e nënshkruar;
  • Kopje të dokumentit të identifikimit (letërnjoftim).

Informatë për procedurën e konkurrimit

Aplikuesi duhet të përgatisë Deklaratën nën Betim, përmes së cilës deklaron se i përmbush kushtet e kualifikimit, kriteret e pavarësisë dhe posedon përgatitjen e nevojshme profesionale. Çdo deklarim i pasaktë material, qoftë i qëllimshëm apo si rezultat i neglizhencës, si dhe çdo mospërputhje me informacionet e paraqitura në këtë deklaratë, do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm nga procesi i përzgjedhjes.

Konkursi është i hapur për 30 (tridhjetë) ditë nga data e publikimit, respektivisht nga data 30.04.2026 deri më 29.05.2026, e cila konsiderohet si dita e fundit për aplikim.

Aplikacionet e dërguara përmes postës, të cilat mbajnë vulën postare të datës së fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme nëse arrijnë brenda 4 (katër) ditëve nga përfundimi i afatit. Aplikacionet e pranuara pas këtij afati, si dhe ato të pakompletuara, nuk do të merren në shqyrtim. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Dokumentacioni i aplikantëve dorëzohet në arkivin e N.P. “Termokos” Sh.A., në adresën: Rr. “28 Nëntori” nr. 181, Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00, brenda afatit të përcaktuar.

Aplikimet mund të dorëzohen edhe përmes postës fizike (në zarf të mbyllur), të adresuara për: “Bordin e Drejtorëve” të “Termokos” Sh.A., me shënimin: Aplikacion për (emrin e pozitës përkatëse).

Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në kopje, ndërsa dokumentet origjinale do të kërkohen në fazat e mëvonshme të procesit të përzgjedhjes.

Shënim

Bordi i Drejtorëve dhe Komisioni i Auditimit do të zhvillojnë një procedurë të hapur/transparente, ku përzgjedhja do të bëhet ekskluzivisht në bazë të meritës, konform Ligjit në fuqi dhe pa asnjë diskriminim, kandidatët nga të gjitha komunitetet e Republikës së Kosovës, si dhe kandidatët nga të gjitha kategoritë tjera më pak të përfaqësuara në institucionet/organet/organizatat e vendit, kanë të drejtë të konkurrojnë.