KONKURS PUNE – ARKITEKT/E & MENAXHER/E I/E ZYRËS NË PRIZREN
TenTen Arch po kërkon një Arkitekt/e të kualifikuar, me Master në Arkitekturë, i/e cili/a do të angazhohet në projekte të arkitekturës dhe interierit, ndërsa njëkohësisht do të mbajë edhe përgjegjësinë për drejtimin e zyrës në Prizren.
Pozita: Arkitekt/e & Menaxher/e i/e Zyrës
Lokacioni: Prizren
Përgjegjësitë kryesore:
- Zhvillimi dhe përpunimi i projekteve të arkitekturës dhe interierit.
- Përgatitja e vizatimeve teknike, planeve, detajeve dhe materialeve prezantuese për klientët.
- Udhëheqja e ekipit dhe bashkërendimi i detyrave brenda zyrës.
- Mbajtja e komunikimit me klientë, investitorë, kontraktorë dhe partnerë bashkëpunues.
- Planifikimi i takimeve, shpërndarja e obligimeve dhe monitorimi i afateve të projekteve.
- Verifikimi i cilësisë së projekteve para dorëzimit final.
- Raportimi i vazhdueshëm mbi ecurinë e punës dhe progresin e zyrës.
- Përfaqësimi i kompanisë në mënyrë profesionale gjatë takimeve dhe në kuadër të projekteve.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Master në Arkitekturë.
- Eksperiencë pune në fushën e arkitekturës dhe/ose interierit.
- Njohuri të avancuara në programe si: ArchiCAD, AutoCAD, SketchUp, 3ds Max, Lumion, Corona ose V-Ray.
- Shkathtësi të mira në organizim dhe menaxhim.
- Nivel i lartë përgjegjësie, korrektësi dhe aftësi për punë me afate.
- Aftësi për komunikim profesional me klientët dhe ekipin.
- Kreativitet, iniciativë dhe qasje serioze ndaj angazhimeve të punës.
Çka ofrojmë:
- Mjedis pune profesional dhe bashkëkohor.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim brenda kompanisë.
- Përfshirje në projekte serioze të arkitekturës dhe interierit.
- Rol me përgjegjësi të lartë dhe ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e zyrës.
- Pagë konkurruese në varësi të përvojës dhe aftësive.
Dokumentet e kërkuara:
- CV.
- Portfolio e punimeve.
- Një përshkrim i shkurtër i përvojës profesionale dhe i aftësive menaxheriale.