Manovrator Eskavatori
Përshkrimi:
TechnoBuild 2018 është një kompani e re e fokusuar në zhvillimin e projekteve në Shqipëri. Pozita e Manovratorit të Eskavatorit kërkon operim të eskavatorit për kryerjen e punimeve të projektit, respektim rigoroz të rregullave të sigurisë dhe kryerje të mirëmbajtjes bazë të mjetit të punës. Kandidati duhet të jetë i përgjegjshëm, të respektojë oraret dhe të ketë aftësi të mira organizative.
Vendndodhja: Tiranë
Detyrat:
- Operimi i eskavatorit në përputhje me rregullat e sigurisë
- Kryerja e punimeve sipas kërkesave të projektit
- Mirëmbajtja bazë dhe kujdesi për mjetin e punës
Kualifikimet:
- Eksperiencë e mëparshme (minimumi 2 vite)
- Leje drejtimi për mjete të rënda dhe/ose certifikatë profesionale për manovrim
- Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese
- Aftësi për të mbajtur mjetin në gjendje të rregullt teknike dhe të pastër
- Respektim rigoroz i rregullave të qarkullimit rrugor dhe etikës së punës
- Korrektësi dhe përpikëri me oraret
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese të kohës
- Për shkak të specifikave të punës, kërkohet fleksibilitet në oraret e punës
Dokumentet e kërkuara:
Afati i dorëzimit: 20.05.2026
Shënime:
- Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetëm kandidaturat e përzgjedhura.
- Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.