Përshkrimi
Titulli i punës: Juriste
Kompania: TechnoBuild 2018
Departamenti: Ligjor
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
- Jurist/e është përgjegjës për ofrimin e këshillimit dhe mbështetjes ligjore për aktivitetin e shoqërisë, si dhe për sigurimin e përputhshmërisë së veprimtarisë së saj me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi. Roli përfshin hartimin e kontratave të sipërmarrjes, paraparake shitje, deklarata, shkresa, kthim përgjigje, aplikim online pranë e-Albania, mbarëvajtjen e aktivitetit të shoqërisë dhe të gjithë dokumentacionit ligjor.
Detyrat
- Ofron opinione dhe këshillim ligjor për çështje të ngritura nga departamentet e Shoqërisë.
- Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme ndërmjet Shoqërisë dhe palëve të treta, në kuadër të aktivitetit të zhvillimit të pasurive të paluajtshme.
- Rishikon kontrata dhe marrëveshje, konsolidon komentet e departamenteve përkatëse dhe siguron plotësimin e dokumentacionit mbështetës (shtojca, prokura, vendime asambleje, dokumente identifikimi, ekstrakte etj.).
- Ofron asistencë ligjore gjatë procesit të negocimit të kontratave.
- Përmirëson dhe standardizon formatet e akteve dhe kontratave të përdorura nga Shoqëria.
- Harton vendime të asamblesë, shkresa, kthim përgjigje, deklarata, akte dhe autorizime të nevojshme për funksionimin e Shoqërisë.
- Informon departamentet për ndryshimet ligjore që ndikojnë në veprimtarinë e tyre dhe siguron reflektimin e tyre në praktikat e brendshme.
- Ofron asistencë ligjore në negocimin dhe zgjidhjen me mirëkuptim të konflikteve, si dhe mbështet Shoqërinë në çështje që mund të çojnë në procese gjyqësore.
- Përfaqëson Shoqërinë pranë institucioneve publike, përfshirë Qendrën Kombëtare të Biznesit, për aplikime, regjistrime, leje, licenca dhe autorizime.
- Kryen detyra të tjera në kuadër të funksionit të asistencës ligjore, sipas nevojave të Shoqërisë.
Kualifikimet
Edukimi:
- Diplomë universitare në degën Drejtësi.
Kualifikime të tjera:
- Minimumi 2-5 vite eksperiencë në fushën e konsulencës ligjore, preferohet në kompani, studio ligjore/noteriale të lidhura me sektorin e pasurive të paluajtshme ose korporatave;
- Njohuri shumë të mira të legjislacionit tregtar dhe kontraktor;
- Aftësi për të ndikur pozitivisht në aktivitetin e shoqërisë;
- Proaktiv dhe orientuar drejt rezultateve;
- Aftësi shumë të mira analitike, negocimi dhe komunikimi;
- Integritet i lartë profesional dhe ndjenjë përgjegjësie;
- Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi, si dhe aftësi për të punuar në ekip dhe për të komunikuar me të gjitha nivelet brenda Shoqërisë që përfshihen në aktivitetin e zhvillimit të pasurive të paluajtshme;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Dokumentet e kërkuara
Afati i dorëzimit: 20.04.2026