TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas.
TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Praktikant - Asistent i Shërbimeve me Klientë në Regjionin e Prishtinës.
Përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e eprorit direkt dhe me qëllim të fitim të njohurive profesionale, Praktikanti do të marr pjesë në:
- Të asistoj stafin e operacioneve bankare në degë në punët ditore
- Skanon dokumentet e procesit të punës, kërkesave të punës dhe kërkesave për dokumentacion nga departamentet tjera.
- Kompleton dokumentacionin e klientëve rreth shërbimeve bankare
- Të arkivojë dokumentet bankare
- T’i asistojë klientët në përdorimin e ATM dhe kanaleve tjera alternative në rast nevoje.
Kualifikimet e kërkuara:
- Preferohet Diploma e universitetit Ekonomik ose Administrim Biznesi
- T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe aftësi për të ndërtuar relacione të mira me klientë
- Njohuri të mira të MS Office
- Efikas në punë ekipore
- Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze
- Preferohet ketë patentë shoferi Kontratë për gjashtë muaj do të ofrohet.