Banka TEB është një ndër bankat me reputacionin më të mirë për sa i përket zhvillimit të punëtorëve të vet në afarizmin bankar duke pasur si bazë zhvillimet dhe edukimet e BNP Paribas në formimin e karrierës dhe trajnimeve të punëtorëve në grupin e vet.
TEB tani po kërkon student në fazën e fundit të studimeve apo të diplomuar për t’u angazhuar si Praktikant për KYC për Degën në Prishtinë, Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë.
Përgjegjësi e praktikantit/es është:
- Të jetë palë kryesore e interesit të procesit të vazhdueshëm të vigjilencës. (PP) dhe financimin e terrorizmit (FT). me afatet kohore të përcaktuara
- Të mbaj përgjegjësinë kryesore për monitorimin e aktivitetit të klientit dhe gjenerimin e “UAR ve (Raportimi i Aktivitetve te Pordorusit ) kur lind ndonjë dyshim lidhur me pastrimin e parave
- Të përgjigjet ndaj Kërkesave për informim të gjeneruara nga Analist /Hetues TM në përputhje
- Të ekzekutoj ndërprerjen e marrëdhënies së klientit sipas udhëzimeve të Pajtueshmërisë
- Të jetë pikë e kontaktit (PVK) me klientin për çështjet PPP (parandalimi i pastrimit të parave) dhe LFT (luftimi i financimit të terrorizmit)
- Të kryej verifikimin e duhur të sanksioneve sipas Politikës Globale të Sanksioneve
Kualifikimet e kërkuara:
- Të jetë së paku në vitin e fundit të studimeve në administrim biznesi, ekonomi ose ekuivalente
- Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij
- T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese
- Të ketë imazh profesional, etikë dhe sjellje të mira
- Njohuri të mira të MS Office
- Efikas në punë ekipore
- Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze.
Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.