Mundësi Punësimi
TEB Sh.A konsiderohet ndër bankat me reputacion më të lartë në Kosovë dhe bën pjesë në një markë të njohur bankare në Turqi, me mbështetjen e BNP Paribas.
TEB po kërkon dy kandidatë të përgatitur për pozitën e Arkitektit të Sigurisë në Zyrën Qendrore.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Hartimi dhe mirëmbajtja e topologjive të mbrojtura të rrjetit për aplikacionet, platformat dhe infrastrukturën kritike, si dhe përcaktimi e zbatimi i parimeve të arkitekturës "Zero Trust" (Besim Zero), përfshirë mikro-segmentimin, qasjen me privilegje minimale në rrjet dhe kontrollet e bazuara në identitet.
- Krijimi, administrimi dhe drejtimi i strategjive për Menaxhimin e Identitetit dhe Qasjes (IAM), si edhe për Qeverisjen dhe Administrimin e Identitetit (IGA).
- Dhënia e udhëzimeve teknike dhe mentorimit për Specialistët e Sigurisë së Informacionit, Inxhinierët e Sigurisë së Rrjetit dhe Analistët e SOC-ut, në bashkëpunim me ekipet e TI-së, Operacioneve Kibernetike (Cyber Ops) dhe Qeverisjes Kibernetike për vendosjen e zgjidhjeve të sigurisë të bazuara në rrezik.
- Udhëheqja e rishikimeve në Komitetin e Arkitekturës për vlerësimin, miratimin ose refuzimin e sistemeve të reja, ndryshimeve infrastrukturore dhe adoptimeve teknologjike.
- Rishikimi, projektimi dhe vlerësimi i arkitekturave të sigurta për ofruesit e palëve të treta, API të jashtme dhe shitësit që ndërlidhen me rrjetin e Bankës.
- Vendosja e kontrolleve të sigurta për trajtimin e të dhënave, enkriptimin gjatë tranzitit dhe kontrollin e perimetrit, veçanërisht për rrjedhat e të dhënave që komunikojnë me entitete të jashtme.
- Konfigurimi dhe mbikëqyrja e mjeteve SIEM, DLP dhe atyre për monitorimin e rrjetit, duke bashkëpunuar me ekipet SOC dhe CSIRT për zbulimin, hetimin, dokumentimin dhe korrigjimin e aktiviteteve ose incidenteve jonormale.
- Zhvillimi i diagrameve të rrjedhës së rrjetit, diagrameve të rrjedhës së të dhënave për të gjitha aplikacionet dhe topologjive të sistemeve, me qëllim sigurimin e përputhshmërisë me standardet e sigurisë dhe ato rregullative.
- Projektimi dhe zbatimi i kanaleve të sigurta të komunikimit, konfigurimeve të balancuesve të ngarkesës, WAF-it (Firewall-it të Aplikacioneve Web), firewall-eve dhe politikave të portave hyrëse (gateway).
- Hartimi, rishikimi dhe përditësimi i rregullave të firewall-it, WAF, IPS/IDS, balancuesit të ngarkesës dhe portës hyrëse (gateway) të sigurisë.
- Sigurimi që politikat të përputhen me linjat bazë të sigurisë, kërkesat rregullatore (DORA, CBK) dhe standardet e Sigurisë së Grupit.
- Realizimi i rishikimeve periodike të rregullave, pastrimit dhe validimit të rrjedhave të rrjetit.