• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
TEB Banka

Praktikantë/e në Divizionin e Financave (Alb/Eng)

TEB Banka
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetPrishtinë2 javë më parë

Mundësi Praktike

TEB Sh.A bën pjesë në TEB Group, i krijuar si bashkëpunim i përbashkët mes BNP Paribas, një nga institucionet financiare më të fuqishme në botë, dhe Turk Ekonomi Bankasi, një nga bankat më të njohura në Turqi.

TEB kërkon Praktikantë/e në Divizionin e Financave në Zyrën Qendrore.

Përgjegjësitë

  • Të ndihmojë Menaxherët e Divizionit gjatë hartimit të raporteve të rregullta financiare.
  • Të kontribuojë në përmbledhjen dhe analizimin e të dhënave financiare për përgatitjen e regjistrimeve në llogari dhe dokumentimin e transaksioneve të biznesit.
  • Të marrë pjesë në përgatitjen dhe rishikimin e të hyrave, shpenzimeve, faturave dhe dokumenteve të tjera të kontabilitetit.
  • Të ndihmojë në identifikimin dhe zgjidhjen e mospërputhjeve në kontabilitet.
  • Të asistojë në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e databazës financiare si dhe të sistemit manual të dosjeve.
  • Të kryejë kontrollin e informatave financiare në pajtim me procedurat e Grupit BNP dhe procedurat lokale.
  • Të realizojë edhe detyra të tjera të ngjashme sipas kërkesës së Menaxherëve.

Kualifikimet e kërkuara

  • Të jetë së paku në vitin e fundit të studimeve në kontabilitet, administrim biznesi, ekonomi ose fushë ekuivalente.
  • Të posedojë njohuri në financa, kontabilitet dhe parimet e kontrollit të kostos, përfshirë SNRF.
  • Të njohë rregullat e kontabilitetit dhe kërkesat e autoriteteve shtetërore.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në MS Office, veçanërisht në Excel dhe Power Point.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në shkrim dhe komunikim verbal në gjuhën angleze.
  • Të posedojë aftësi të forta komunikimi dhe bashkëpunimi ndërpersonal.
  • Të jetë i/e aftë të punojë nën presion dhe në ekip.

Ofrohet kontratë praktike për periudhë 6 mujore.