Përshkrimi i shkurtër: TEB kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Praktikant - Ndihmës Analist i Portfolios së Korporatave në Degën e Korporatës.
Pozicioni: Praktikant - Ndihmës Analist i Portfolios së Korporatave
Degë: Degën e Korporatës
Përgjegjësitë:
- Të prezantojë dhe të shesë produktet dhe shërbimet për klientët e mundshëm.
- Të veprojë sipas procedurave të brendshme të bankës lidhur me Njihe Klientin Tënd për Klientët Komercial dhe të Korporatave.
- Të bëjë vizita të klientëve lidhur me NjKT (Njihe Klientin Tënd).
- Të kryejë detyrat që mund të caktohen nga Divizioni Komercial dhe i Korporatave.
- Të formojë numrin e klientit dhe të kompletojë të gjitha dokumentet e kërkuara nga Departamenti i Pajtueshmërisë.
- Të mbajë të gjitha dokumentet që lidhen me pozicionin në përputhje me rregulloret e Bankës dhe aplikimet.
- T’i asistojë zyrtarët e portofolit komercial në punët e përditshme.
Kualifikimet e kërkuara:
- Preferohet diplomë e Universitetit Ekonomik ose e Administrim Biznesit.
- Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij.
- T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare.
- Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar.
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese me klientë të brendshëm/jashtëm.
- Njohuri të mira të MS Office.
- Efikas në punë ekipore.
- Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze.
- Leje të vozitjes.
Kohëzgjatja e kontratës: Kontratë praktike me gjashtë muaj kohëzgjatje.
Afati i fundit për aplikim: 08.04.2026.
Vërejtje:
- Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.