Mundësi Punësimi
TEB, një nga bankat më të njohura në Kosovë, bën pjesë në një markë të konsoliduar bankare në Turqi dhe mbështetet nga fuqia ndërkombëtare e BNP Paribas.
Banka është në kërkim të kandidatëve të kualifikuar për pozitën Menaxher për Marrëdhënie me NVM në Degën në Viti.
Përgjegjësitë
- Të zhvillojë një portfolio cilësore përmes qasjes së shitjes direkte.
- Të shqyrtojë dhe të propozojë rastet kreditore për aprovim.
- T’u ofrojë klientëve shërbim me përkushtim dhe të krijojë marrëdhënie profesionale me ta.
- Të ndjekë lëvizjet e tregut dhe të japë informata mbi zhvillimet e vërejtura.
- Ta përfaqësojë bankën në treg duke respektuar politikat dhe procedurat e saj.
- Të kryejë edhe detyra të tjera që lidhen me pozitën.
Kualifikimet e kërkuara
- Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik ose në Administrim Biznesi.
- Preferohet përvojë bankare prej 1-2 viteve, veçanërisht në segmentin NVM.
- Përparësi përbën edhe përvoja tjetër në biznes, e shoqëruar me prapavijë analitike.
- Preferohet përvojë profesionale në shitje.
- Të ketë kuptim të mirë për mjedisin e biznesit, si dhe për trendet dhe zhvillimet specifike të tij.
- Të njohë produktet dhe shërbimet bankare.
- Preferohen njohuri të përgjithshme për sistemin bankar.
- Të posedojë aftësi shumë të mira komunikimi me klientë të brendshëm dhe të jashtëm.
- Të ketë njohuri të mira në MS Office.
- Të jetë efikas në punën ekipore.
- Të zotërojë shumë mirë gjuhën angleze.
- Të ketë patentë shoferi të Kategorisë B.
Aplikimet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.