• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
TDS Consulting

Kamarier, Kryekamarier, Mbikqyrës restoranti & Recepsionist – Ulqin, Mali i Zi

TDS Consulting
Apliko
Gastronomi, Hoteleri & TurizemJashtë VenditDjeFull Time

Jemi duke rekrutuar për disa pozita në shërbim dhe front office për një hotel të mirënjohur me 4 yje në bregdetin e Ulqinit. Kjo është një mundësi shumë e mirë për të fituar përvojë praktike në një ambient profesional dhe dinamik, të orientuar drejt mysafirëve dhe standardeve të larta të hospitality.

Pozitat e hapura

Kamarier

Përshkrimi i rolit:

Do të jeni përgjegjës për ofrimin e një shërbimi profesional dhe të kujdesshëm ndaj mysafirëve gjatë gjithë eksperiencës së tyre në restorant.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Merr porositë dhe shërben ushqim dhe pije
  • Kujdeset për kërkesat e mysafirëve gjatë shërbimit
  • Siguron një përvojë pozitive dhe profesionale për klientët
  • Ka njohuri të mira për menunë
  • Mban një qasje miqësore dhe efikase në çdo moment

Kualifikimet:

  • Përvojë e mëparshme në shërbim (preferohet)
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Njohuri të gjuhës angleze (gjuhë të tjera janë avantazh)
  • Aftësi për të punuar në ambient dinamik

Kryekamarier

Përshkrimi i rolit:

Përgjegjës për koordinimin e ekipit të kamarierëve dhe sigurimin e një shërbimi profesional dhe të organizuar gjatë gjithë operacioneve të restorantit.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Koordinon dhe mbështet ekipin gjatë shërbimit
  • Siguron që standardet e shërbimit të respektohen në çdo moment
  • Menaxhon kërkesat dhe situatat me mysafirët në mënyrë profesionale
  • Bashkëpunon ngushtë me kuzhinën dhe supervisorët
  • Trajnon dhe orienton stafin më të ri

Kualifikimet:

  • Përvojë në rol të ngjashëm në hospitality ose restorant
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi
  • Qasje profesionale dhe orientim drejt klientit
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të udhëhequr ekip

Mbikqyrës restoranti

Përshkrimi i rolit:

Mbikëqyr operacionet e përgjithshme të restorantit gjatë turneve, duke siguruar që standardet e shërbimit të përmbushen dhe kënaqësia e mysafirëve të jetë në nivel të lartë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mbikëqyr dhe udhëheq ekipin gjatë shërbimit
  • Siguron koordinim të mirë mes departamenteve
  • Menaxhon situatat dhe ankesat e mysafirëve
  • Siguron respektimin e standardeve të shërbimit
  • Merr pjesë aktive gjatë orëve të ngarkuara

Kualifikimet:

  • Përvojë në rol të ngjashëm në hospitality
  • Aftësi të forta organizative dhe udhëheqëse
  • Aftësi shumë të mira komunikimi
  • Qasje praktike dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve

Recepsionist i hotelit

Përshkrimi i rolit:

Do të jeni pika e parë e kontaktit për mysafirët, duke menaxhuar rezervimet, check-in/check-out dhe duke ofruar një eksperiencë profesionale dhe mikpritëse gjatë gjithë qëndrimit të tyre.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhon rezervimet dhe konfirmimet e mysafirëve
  • Kryen procesin e check-in dhe check-out
  • Përgjigjet në telefonata, email dhe kërkesa të mysafirëve
  • Jep informata rreth hotelit, shërbimeve dhe aktiviteteve lokale
  • Koordinon kërkesat e mysafirëve me departamentet përkatëse
  • Siguron një eksperiencë profesionale dhe miqësore për çdo mysafir

Kualifikimet:

  • Përvojë e mëparshme në hospitality ose customer service (preferohet)
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi
  • Aftësi të mira komunikimi në gjuhën angleze dhe serbe
  • Njohuri bazë kompjuterike dhe përdorim i email-it/sistemeve të rezervimit
  • Qasje profesionale dhe e orientuar drejt klientit

Çfarë ofrojmë:

  • Kontratë sezonale (Maj – Tetor 2026)
  • Akomodim i siguruar sipas nevojës
  • Ambient profesional pune në hotel me 4 yje
  • Mundësi zhvillimi dhe përvojë ndërkombëtare
  • Eksperiencë praktike në një ambient dinamik hospitality