B2B Sales Specialist
Kompania: Swinto Sh.a.
Swinto Sh.a. është Institucion Financiar Jobankar i licencuar dhe i rregulluar nga Banka Qendrore e Kosovës. Si një FinTech me rritje të shpejtë, misioni ynë është të krijojmë një ekosistem financiar të automatizuar, duke i mundësuar individëve dhe bizneseve të hapin llogari, të kryejnë transfere të menjëhershme brenda Kosovës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të paguajnë në mënyrë digjitale dhe të shfrytëzojnë shërbime inovative të parasë elektronike përmes aplikacionit Swinto.
Përshkrimi i Punës
Business Development & Partnerships Specialist do të ketë rol kyç në zgjerimin e bazës së klientëve biznesor dhe zhvillimin e partneriteteve strategjike të Swinto. Ky rol kombinon aktivitetet e shitjes B2B me menaxhimin e marrëdhënieve me partnerë ekzistues dhe të rinj, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e përdorimit të produkteve të Swinto, veçanërisht në fushën e transfereve ndërkombëtare (SEPA, UK IBAN) dhe shërbimeve të pagesave.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Identifikimi dhe gjenerimi i klientëve të rinj në segmentin B2B
- Ndërtimi dhe menaxhimi i pipeline-it të shitjes nga kontakti fillestar deri në mbylljen e marrëveshjeve
- Identifikimi i bizneseve me nevoja për transfere ndërkombëtare
- Zhvillimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve me partnerë strategjikë dhe institucionalë
- Kontaktimi dhe prezantimi i zgjidhjeve të Swinto tek vendimmarrësit
- Negocimi dhe strukturimi i marrëveshjeve komerciale në përputhje me objektivat e kompanisë
- Ndjekja e klientëve dhe partnerëve (follow-up) deri në onboarding dhe aktivizim
- Monitorimi i performances së klientëve/partnerëve dhe identifikimi i mundësive për rritje (upsell / cross-sell)
- Kontribut në arritjen e targeteve të shitjes dhe rritjen e volumit të transfereve
- Analiza e tregut dhe identifikimi i mundësive të reja për zgjerim
Kualifikimet:
- 1–3 vite përvojë në shitje B2B, zhvillim biznesi, account management ose role të ngjashme
- Përvojë në fintech, banka ose sektorin e pagesave konsiderohet avantazh i fortë
- Njohuri bazike mbi sistemet e pagesave dhe transfereve ndërkombëtare (SEPA, SWIFT)
- Aftësi të mira në ndërtimin dhe menaxhimin e pipeline-it të shitjes
- Aftësi të forta komunikimi, prezantimi dhe negocimi
- Qasje proaktive dhe orientim i lartë drejt rezultateve dhe targeteve
- Aftësi për të ndërtuar dhe mirëmbajtur marrëdhënie afatgjata me klientë dhe partnerë
Profili që kërkojmë:
- Një profesionist me mendësi komerciale dhe fokus në rezultate
- Dikush që ndjen rehati në komunikim me biznese dhe vendimmarrës
- Një individ proaktiv që identifikon mundësi dhe i kthen ato në marrëveshje konkrete
- Dikush që dëshiron të kontribuojë në rritjen dhe zgjerimin e një FinTech-i në zhvillim
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese me bonuse të bazuara në performancë
- Sigurim shëndetësor i përfshirë në paketën e kompensimit
- Mundësi për të ndikuar drejtpërdrejt në rritjen dhe zgjerimin e kompanisë
- Ekspozim në partneritete reale me biznese dhe institucione financiare
- Ambient pune dinamik, mbështetës dhe inovativ
- Mundësi avancimi, trajnime dhe zhvillim profesional të vazhdueshëm
Pozita të lira: 1
Afati i aplikimit: 15 Maj 2026
Dokumentet e kërkuara:
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen përmes emailit ose telefonit.