Ordinanca Stomatologjike SweDental Clinic shpall konkurs për pozitën Asistente Dentare e Licencuar.
Orari i punës: Me orar të plotë.
Lokacioni: Prishtine, Rruga C
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Ofrimi i asistencës për mjekun stomatolog gjatë intervenimeve dhe procedurave dentare.
- Përgatitja dhe sterilizimi i instrumenteve, si edhe e pajisjeve të punës.
- Përkujdesja për pacientët dhe ofrimi i mbështetjes së tyre para trajtimit, gjatë tij dhe pas përfundimit.
- Mbajtja e hapësirës së punës në përputhje me standardet e higjienës.
Kualifikimet:
- Të posedojë licencë si asistente dentare.
- Përvoja e mëhershme në këtë rol konsiderohet përparësi.
- Të ketë shkathtësi të mira në komunikim dhe organizim.
- Të dallohet për përgjegjësi, korrektësi dhe bashkëpunim në ekip.
- Të jetë e gatshme për mësim të vazhdueshëm dhe ngritje profesionale.
- Njohja e mirë e gjuhës angleze është përparësi.
Ne ofrojmë:
- Bashkëpunim me një ekip mbështetës dhe mundësi për zhvillim profesional.
- Ambient pune bashkëkohor dhe profesional.
- Pagesë konkurruese dhe përfitime të tjera.