• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Sunny Hill Beach

Menaxher Bari & Restoranti Ksamil

Sunny Hill Beach
Apliko
Gastronomi, Hoteleri & TurizemJashtë Vendit1 muaj më parë

Pozita: Menaxher Bari & Restoranti

Vendi i punës: Kompleksi "Sunny Hill Beach", Ksamil, Sarandë

Sezoni: Maj-Shtator 20256

Përshkrim:

  • Kompleksi kërkon një Menaxher Bar dhe Restoranti për sezonin veror. Kandidati do të mbikëqyrë operacionet e përditshme të barit dhe restorantit, duke siguruar standarde të larta shërbimi dhe higjene.
  • Rol i fokusuar në menaxhimin e stafit, promovimin e restorantit, organizimin e fluksit të punës dhe përgatitjen e raporteve të menaxhimit.

Detyrat:

  • Përgjegjës për të manaxhuar dhe kontrolluar të gjithë ecurinë e restorantit;
  • Të jetë në gjendje të përcaktojë dhe zbatojë standardet e një shërbimi cilësor në bar dhe në restorant përfshirë standartet për higjenën të sigurisë & shëndetit në punë;
  • Përgjegjës për përzgjedhjen, trajnimin, menaxhimin e stafit dhe vlerësimin e punonjësve në bashkëpunim me burimet njerëzore;
  • Të kryejë promovimin dhe marketimin e restorantit në klientë potencialë;
  • Të jetë i aftë të menaxhojë fluksin dhe ngarkesën e punës duke koordinuar në mënyrë sa më efektive stafin;
  • Përgatitjen dhe prezantimin e raporteve mbi ecurinë dhe menaxhimin;
  • Aftesi shumë të mira në zgjidhjen e problematikave të momentin gjatë punës.

Kualifikimet:

  • Mbi 5 vjet eksperiencë pune në pozicionin menaxher në restorante të nivelit të lartë;
  • Diplomë universitare/master në një nga fushat: Menaxhim Turizmi, Menaxhim Biznesi, Marketing;
  • Aftësi organizative dhe i/e vëmendshëm ndaj detajeve;
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në grup;
  • Komunikim me etike, bindës dhe profesional me stafin dhe klientët;
  • Njohuri të shkëlqyera të paketës Microsoft Office;
  • Njohës shumë i mirë i gjuhës Anglisht, Italisht (kriter i padiskutueshëm);
  • Mosha e kërkuar mbi 30 vjeç;
  • Eksperienca të mëparshme në sezon, përbën avantazh.

Shënime:

  • Paga konkurruese, bonuse javore, mujore.
  • Akomodimi dhe ushqimi i përfshirë.
  • Ambient pune pozitiv.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Shënim rekrutimi:

  • Vetem kandidatët që plotësojne kriteret do të përzgjidhen për intervista pune.