Përshkrimi
Sukaj sh.p.k është një kompani që merret me tregtinë me shumicë dhe pakicë të tubave plastikë dhe rakorderive dhe po kërkon të shtojë në staf një Ekonomist/e.
Personi i përzgjedhur do të kujdeset për administrimin e proceseve financiare dhe administrative të biznesit, duke garantuar saktësinë e dokumenteve financiare dhe duke mbështetur aktivitetet ekonomike të përditshme.
Detyrat
- Evidentimi dhe menaxhimi i faturave të blerjes dhe të shitjes.
- Mirëmbajtja dhe përditësimi i dokumentacionit financiar dhe kontabël.
- Hartimi i raporteve financiare në mënyrë periodike.
- Verifikimi dhe rakordimi i llogarive të klientëve dhe furnitorëve.
- Bashkëpunimi me sektorët e tjerë për administrimin e proceseve financiare.
- Ndihmë në përgatitjen e deklarimeve dhe të dokumentacionit në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- Kryerja e angazhimeve të tjera administrative dhe financiare sipas nevojave të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë ose Kontabilitet.
- Përvoja e mëparshme në role të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Njohuri të mira të programeve financiare dhe të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Shkathtësi të mira organizative dhe analitike.
- Ndjenjë përgjegjësie, korrektësi dhe aftësi për punë në ekip.
- Njohja e legjislacionit fiskal dhe financiar përbën avantazh.
Ofrojme
- Kushte të favorshme pune.
- Pagë konkurruese.
- Mjedis profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.