Graphic Designer & AI Web Builder
Po kërkohet një profesionist kreativ dhe praktik që ndërthur dizajnin grafik me ndërtimin e website-ve, landing pages dhe platformave të thjeshta online duke përdorur mjete AI, no-code dhe low-code.
Detyrat kryesore
- Hartimi i materialeve vizuale për rrjete sociale, fushata, prezantime, pitch decks, propozime dhe materiale të ndryshme marketingu.
- Zhvillimi dhe ruajtja e identitetit vizual në projekte të ndryshme, duke përfshirë layout, typography, ngjyra, icons dhe brand elements.
- Përgatitja e materialeve për print dhe për përdorim digjital, me fokus në cilësi dhe njëtrajtshmëri vizuale.
- Konceptimi dhe realizimi i landing pages, website-ve të thjeshta dhe faqeve prezantuese për produkte, shërbime ose evente.
- Përdorimi i mjeteve AI-assisted, no-code dhe low-code për ndërtimin e prototipeve, formave online, mjeteve të brendshme ose platformave të thjeshta.
- Optimizimi i UX/UI, strukturës, navigimit dhe përvojës vizuale të faqeve dhe platformave.
Kërkesat
- Përvojë në graphic design, digital design ose në role të përafërta.
- Njohuri shumë të mira të Adobe Suite, sidomos Photoshop dhe Illustrator.
- Portfolio me shembuj konkretë në dizajn grafik, branding, social media, prezantime ose materiale marketingu.
- Kuptim i mirë i typography, layout, visual hierarchy, branding dhe përgatitjes së materialeve për print dhe digital.
- Interes ose përvojë në krijimin e website-ve, landing pages apo prototipeve.
- Aftësi për përdorim praktik të AI tools dhe gatishmëri për të mësuar shpejt platforma të reja.
Përparësi
- Përvojë me një ose disa nga këto platforma: Figma, Framer, Webflow, Wix Studio ose mjete të ngjashme.
- Përvojë me Lovable, Bolt, Cursor ose AI tools të ngjashme për krijimin e prototipeve dhe webfaqeve.
- Eksperiencë në dizajnimin e pitch decks, landing pages ose web products.
Lokacioni i punës është Prishtina.