• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Studio Moderna

Zyrtar i Kontabilitetit dhe Financave

Studio Moderna
Apliko
Finance, Banke & KontabilitetPrishtinë3 javë më parëFull Time

Zyrtar i Kontabilitetit dhe Financave

Kompanija: Studio Moderna

Përmbledhje:

  • Pozita përfshin regjistrimin dhe menaxhimin e transaksioneve financiare, përgatitjen e raporteve dhe mbështetjen për auditim dhe buxhetim. Kandidati do të sigurojë përputhshmërinë me ligjet dhe rregulloret financiare në Kosovë dhe do të mbajë evidencat dhe dokumentacionin kontabël të kompanisë.

Përshkrim i kompanisë:

  • Studio Moderna është kompani lidere në fushën e shitjeve omnichannel, e cila ofron një eksperiencë të plotë blerjeje, si online ashtu edhe në dyqanet e saj (Topshop dhe Dormeo Home), duke shitur produkte direkt te konsumatori.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Regjistrimi i të gjitha transaksioneve financiare në sistemin kontabël;
  • Përgatitja dhe menaxhimi i faturave hyrëse dhe dalëse;
  • Monitorimi i pagesave dhe arkëtimeve;
  • Pjesëmarrje në përgatitjen e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Rakordimi i llogarive bankare dhe kontove kontabël;
  • Menaxhimi i evidencave financiare dhe dokumentacionit mbështetës;
  • Përgatitja e të dhënave për auditim;
  • Mbështetje në përgatitjen e buxhetit dhe analizave financiare;
  • Sigurimi i përputhshmërisë me ligjet dhe rregulloret financiare në Kosovë.

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Diplomë në Ekonomi, Financa ose Kontabilitet (e preferueshme SCAAK, IKAF);
  • Njohuri të mira të legjislacionit tatimor në Kosovë;
  • Përvojë pune në kontabilitet (preferohet 2+ vite);
  • Njohuri në programe kontabël (preferohet Quick Books);
  • Aftësi të mira në Microsoft Excel;
  • Saktësi, organizim dhe përgjegjësi në punë;
  • Aftësi analitike dhe komunikim i mirë;
  • Njohuri të gjuhës angleze.

Dokumentet e kërkuara:

  • CV

Afati i aplikimit: 15.05.2026

Vërejtje:

  • Vetëm kandidatët që do të hyjnë në rrethin e ngushtë ftohen në intervistë.