
Stella Mare është një sipërmarrje e përbashkët e krijuar nga Milsped dhe Balfin Group, si vazhdim i bashkëpunimit të tyre të suksesshëm në logjistikë dhe transport. Kompania përfaqëson linjën Maersk, grupin më të madh në botë për transportin me kontenierë, duke sjellë shërbimet e tij në Shqipëri. Aktiviteti i saj shtrihet për klientë në Shqipëri dhe Kosovë, me synimin për të zgjeruar më tej praninë e Maersk në rajon. Stella Mare vepron përmes shërbimeve javore në portin e Durrësit. Maersk ofron në Shqipëri shërbimin më të shpejtë për kontenierët frigoriferikë që vijnë nga Amerika e Jugut, si edhe shërbim të dedikuar nga të gjitha portet aziatike dhe evropiane drejt Shqipërisë.
BALFIN Group është një ndër grupet kryesore të investimeve në Ballkanin Perëndimor, duke kombinuar standardet ndërkombëtare me njohjen vendase të tregut. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot grupi operon në 11 shtete: Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. Me aktivitet në pasuri të paluajtshme, tregti me shumicë dhe pakicë, sektorin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, BALFIN numëron rreth 5000 punonjës. Sipas të dhënave të vitit 2023, vlera totale e aseteve të grupit, përfshirë institucionin financiar, arrin në 2.2 miliardë euro.
Pozicioni: Specialist i Shërbimit të Transportit Detar
Departmenti: Import
Vendndodhja: Tirane
Përmbledhja:
Personi në këtë rol do të menaxhojë të gjitha kërkesat e klientëve për rezervime të reja me POD Portin e Durrësit, duke u siguruar që klientët të marrin çdo informacion të nevojshëm dhe që të gjitha të dhënat të hidhen në sistem në mënyrë të saktë.
Detyrat operacionale:
a. Edukimi
b. Aftësi të tjera:
Kushtet e punës përfshijnë një paketë përfitimesh tërheqëse nga Grupi Balfin dhe Grupi Milsped, me shpërblim të drejtë të mbështetur në meritë dhe në vlerësimin e performancës.