• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Stars of Prishtina Academy

Edukatore (Orar i Plotë), Mësimdhënës/e për Ciklin Fillor

Stars of Prishtina Academy
Apliko
Edukim & TrajnimPrishtinë6 ditë më parëFull Time

KONKURS PUNE

Stars of Prishtina

Akademia e Fëmijëve “Stars of Prishtina” shpall konkurs për vende të lira pune:

Pozitat e hapura:

  1. Edukatore me orar të plotë
  2. Mësimdhënës/e për ciklin fillor

Kualifikimet dhe kriteret e kërkuara

  • Të posedojnë diplomë të Fakultetit të Edukimit (programi parashkollor), diplomë nga Shkolla e Lartë Pedagogjike (drejtimi për edukatore) ose drejtimi Përkujdesje dhe Mirëqenie e Fëmijëve. Pranohen edhe studentet në përfundim të studimeve.
  • Të kenë njohuri dhe aftësi të mira pedagogjike dhe profesionale.
  • Të jenë të diplomuara ose në përfundim të studimeve në fushën përkatëse.
  • Kualifikimet dhe trajnimet shtesë do të konsiderohen përparësi.

Kërkesa të përgjithshme

  • Të jenë seriozë/e dhe të përkushtuar/a në punë.
  • Të kenë qasje të qetë, të durueshme dhe të dashur me fëmijët.
  • Të posedojnë kreativitet dhe aftësi të mira organizative.
  • Të jenë të aftë/a për punë në grup dhe bashkëpunim profesional.
  • Përparësi do të kenë kandidatët/et që aktualisht nuk janë në marrëdhënie pune në institucione të tjera.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Kujdesi për mbarëvajtjen e aktiviteteve edukative me fëmijët.
  • Zbatimi i aktiviteteve sipas planprogramit edukativo-arsimor.
  • Krijimi i një ambienti të ngrohtë, të sigurt dhe stimulues për fëmijët.
  • Bashkëpunimi profesional me stafin dhe pjesëmarrja aktive në aktivitetet e institucionit.

Aplikimi

Dokumentet dhe CV-ja duhet të dërgohen përmes butonit "Apliko Këtu" apo në:

Vetëm kandidatët/et që i plotësojnë kriteret do të ftohen për intervistë.

Afati i aplikimit

Konkursi mbetet i hapur nga data 07.05.2026 deri më 10.06.2026.