Lokacioni: Prishtinë
Lloji i punës: Me orar të plotë
Rreth Pozitës
StarLabs po kërkon një Mirëmbajtëse të kujdesshme dhe me përgjegjësi për të garantuar pastërtinë dhe higjienën në hapësirat e kompanisë. Kandidatja e përshtatshme duhet të jetë e rregullt, e besueshme dhe e aftë të kryejë punët edhe në mënyrë të pavarur.
Përgjegjësitë Kryesore
- Kryen pastrimin dhe mirëmbajtjen e përditshme të zyrave, sallave të takimeve dhe ambienteve të përbashkëta.
- Pastron dhe dezinfekton kuzhinën, tualetet dhe sipërfaqet që përdoren nga stafi.
- Kujdeset për zbrazjen e koshave të mbeturinave dhe administrimin e tyre.
- Rimbush materialet higjienike sa herë që paraqitet nevoja.
- Njofton për mungesën e furnizimeve të pastrimit ose për problemet e vërejtura në objekt.
- Zbaton standardet e higjienës dhe të sigurisë gjatë punës.
Kualifikimet dhe Aftësitë
- Përvoja paraprake në role të ngjashme konsiderohet avantazh.
- Tregon përgjegjësi dhe saktësi në realizimin e detyrave.
- Ka aftësi të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe me ekip.
- Mban sjellje profesionale në vendin e punës.
Çfarë Ofrojmë
- Kontratë të rregullt pune në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.
- Të drejta dhe përfitime sipas Ligjit të Punës të Kosovës.
- Pushim vjetor i paguar prej minimum 20 ditësh pune.
- Pushim mjekësor në përputhje me dispozitat e Ligjit të Punës.
- Pushim gjatë festave zyrtare të Republikës së Kosovës.
- Sigurim shëndetësor për punonjësen.
- Ambient pune profesional, i sigurt dhe miqësor.
- Qëndrueshmëri në punë dhe mundësi për bashkëpunim afatgjatë.
Orari i Punës
Pozita zhvillohet me dy ndërrime, në varësi të nevojave të kompanisë.
E hënë - E premte
- Ndërrimi i paradites: 07:00 – 15:00
- Ndërrimi i pasdites: 13:00 – 21:00
Kandidatja duhet të jetë e disponueshme për të punuar në të dy ndërrimet, sipas organizimit të përcaktuar nga kompania.