Përshkrimi
Kompania Starcon Shipping është në kërkim të një Faturist/e.
Personi në këtë rol do të merret me administrimin e procesit të faturimit, përgatitjen e dokumenteve financiare dhe mbështetjen e veprimtarive administrative të kompanisë.
Detyrat
- Verifikon dhe përpunon faturat e shitjes.
- Regjistron çdo ditë veprimet bankare në EUR, LEK dhe USD për bankat RFZ dhe ProCredit.
- Mbikëqyr pagesat ditore sipas kërkesave dhe autorizimeve të aprovuara.
- Kryen kontroll periodik të pagesave për klientë dhe furnitorë.
- Harmonizon kartelat financiare të klientëve dhe furnitorëve.
- Verifikon faturat e blerjes dhe rakordon faturat e transportit rrugor.
- Identifikon dhe ndjek diferencat që dalin gjatë proceseve të rakordimit.
- Bashkëpunon me sektorët e financës, shitjeve dhe logjistikës për zgjidhjen e çështjeve financiare.
- Menaxhon arkivimin dhe administrimin e dokumentacionit financiar në përputhje me procedurat e kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose fusha të përafërta konsiderohet avantazh.
- Përvojë e mëparshme në faturim ose në administratë.
- Njohuri të mira në programet Microsoft Office dhe në sistemet e faturimit.
- Shkathtësi të mira organizative dhe kujdes i lartë ndaj hollësive.
- Nivel i lartë përgjegjshmërie, korrektësi dhe aftësi për punë në ekip.
- Njohja e gjuhës angleze vlerësohet si përparësi.
Ofrojmë
- Mjedis pune profesional dhe bashkëpunues.
- Mundësi për zhvillim dhe avancim profesional.
- Kushte pune konkurruese.
- Mbështetje dhe integrim të mirë në ekip.